Kishte orë që qëndronte atje, në anë të shkëmbinjve, i frikësuar mos ta trembte
dhe ikte
Buzëqeshi në heshtje, ndërkohë mendonte se nuk ishte pikërisht kjo arsyeja
që nuk ishte afruar pranë saj
Më shumë kishte frikë për vetveten, dyshonte mos ndoshta reagonte përsëri në rrugëkthimin e tij…
Ishin mirëkuptuar që do të qëndronin në rrugë paralele. Ai, një njeri i arritur por një dashnor i epur. Ajo me një jetë të volitshme në provincën e vogël, e etur për dashuri
Për të, ajo që e magjepste ishte se tanimë e ndjente të gjithën rreth tij, pranë tij ,brenda tij… sado larg që të ndodhej, e mbante gjithkund me vete
Ajo qëndronte e humbur në boten e saj, e vetmja që ndjente ishin tingujt e një balade, që vinin nga larg me flladin e ftohtë të natës… Përshkonte gati pa zhurmë bregun deri në anë të valës, që ta arrinte
U ul pranë saj dhe e puthi me pasion, e shtriu, dhe dallga i njomi trupin deri në buzë… nuk ndaloj për asnjë moment ta thithte, të shijonte dashurinë e kripur plot shije
E zhveshi nxituar, gati dhunshëm dhe vëzhgonte hënën që lundronte në trupin e saj. Gjokse të ngrohta, të rrumbullakëta, të epura. Adhuronte vijën e florinjtë nga pushi që të udhëhiqte në kërthizë
E pushtoj me puthje të lehta, cep me cep në pëllëmbët e duarve, në qerpikë, në ije… ndërkohë që ajo udhëtonte duart në trupin e tij, mundohej të nguliste në kujtesë pjesë të trupit të saj, që të tjerë do t`i harronin
Në kundërshtim me logjiken, që mundohej ta qetësonte, ngriti mesin për ta provokuar që ta merrte… por, ai duke udhëtuar në afshin e saj e kuptoj se provokimi, më në fund, ishte i gjithi i tij
U shtrëngua në shpatullat e tij dhe ndalojë tanimë të kontrollonte frymëmarrjen. Rënkime të vogla i ndillnin kënaqësinë, ndërkohë që vërtetonin se gjuha e tij e kishte sunduar, ishte pikërisht ajo që synonte…
Me gishtërinjtë e gjatë përkëdhelte mes kofshëve të saj edhe pse ishte gati brenda në det, e dinte se e donte tanimë pa kthim
Si mund të thuash që ke ikur dhe të jesh këtu- mendonte
Nuk e lejojë të lëvizte, gati nuk e lejojë të prekte askund tjetër vetëm deri aq sa ajo mund të arrinte . I hapi këmbët edhe më shumë dhe krijoje folenë për të strehuar trupin e tij te zjarrtë
Vështrimi i saj e digjte, e torturonte, e mundonte, e dënonte. Me një lëvizje u zhyt në brendësi pa mundur të ndalojë një britmë kënaqësie. E donte, çmendej, e dashuronte dhe e urrente se ishte ajo… ishte ajo dyshim në reagimin e rrugëkthimit
Mundohej ta mbante, shpejtonte lëvizjet, sikur trembej mos i ikte, por kur ajo kryqëzoi këmbët në kurrizin e tij, e dinte që tanimë ishte e robëruar
Nguli gishtërinjtë në kurrizin e tij dhe ngriti belin, e kafshoj ne shpatull. Frymëmarrja e saj e dënoi në një rrugë pa kthim… Psherëtimat e mbytura i dhanë shtytjen të filloj një ndeshje të dhunshme në brendësi…përpiqej si i marrë të çlirohej nga pasioni i trupit të ti , për te
Mbylli sytë dhe la trupin të gjej çlirim… u tret në dridhjet që fillojnë nga brendësia e qelizave te ekzistencës dhe u dorëzua duke shijuar tanimë lirinë…
U shtri pranë, duke harruar njërën këmbë midis këmbëve të saj. I dha ledhatimet që meritonte dhe kur arriti tek gjokset buzëqeshi, ndjeu se tashmë ishin te akullta nga valët e detit….Një ritëm i fortë e përshkojë, ishte ritmi i asaj zemre, që për shkak të tij, rrahjet i ishin shpejtuar
Ohhhhhhhhhhhh zot, sa vështirë t`i përkasësh dikujt!
Kur hapi sytë kishte humbur ndjenjën e kohës…Mblodhi rrobat me nxitim dhe u zhduk… në rrugëkthim… larg saj
Vetëm tingujt e zemrës që ushtonin dhe mbulonin çdo tingull tjetër dhe një frymëmarrje e rënduar i vërtetonin se nuk ishte një ëndërr.
Autore: Idila, 2008
Shpërndaje në facebook Mos u bon fanatik, shperndaje kete barcolet ta lexoin edhe te tjeret ![]()