Lutje
July 18, 2009 by admin
Filed under Poezi nga Vizitoret
Zot i plotfuqishëm
e dua dhe nuk mundem
të bëj ndryshe
U përpoqa dhe nuk bëhet
të shkul një dashuri të rrënjosur
ashtu siç nuk bëhet të mbjellësh me dhunë
në zemër një dashuri
Zot i plotfuqishëm
e dua dhe nuk mundem
të bëj ndryshe
andaj me jep forcë ta dua
ashtu siç askush nuk më mësoj
Ta dua pa synime, pa pretendime
pa krahasime, pa grindje
pa irritime, pa llahtarime
Ta dua dhe mos ta përgjoj
mos ta kërcënoj
mos të mundohem të më adhuroj
të mos kërkoj për mua t`i vije keq
Të duroj, të pres
të duroj të mos ngjaj me idhullin tim
të duroj të mi ndryshojë ëndrrat
të pranoj të mos më kuptoj
ashtu siç mendoj unë
të pranoj të mos e kuptoj ashtu siç mendon ai
të kënaqem më të
më shumë se sa t`i bëj vërejtje
të kënaqem pa e korrigjuar
Ta adhuroj e ta dua
pa pasur frikë se do ta mësoj keq
të bëhem më shumë e durueshme
se sa e drejtë
të mos i bërtas kurrë
që u pendova
I plotfuqishëm
ndriçomë me dashurinë e lirë
me dashurinë hyjnore
të arratisem nga dinastia e dashurisë time
nga luhatjet e mendjes
nga lypja e trupit
Ta fitoj vetëm duke e dashur
thjesht dhe sinqerisht
thjesht dhe në qetësi
thjesht dhe përjetësisht.
( Kete lutje te sinqerte ne rradhe te pare ia drejtoj vetvetes. Dua te te dua ashtu sic vertete e meriton Ti te te dua. Vetem Ti !!!!!!!!!)
Idila, Janar 2009
Shpërndaje në facebook Mos u bon fanatik, shperndaje kete barcolet ta lexoin edhe te tjeret ![]()

