Natën e mirë

July 18, 2009 by admin  
Filed under Poezi nga Vizitoret

Dhe nëse lind dikur një tjetër
e unë më s’do ekzistoj
mos u tremb

Do t’më gjesh si yll kur të ecësh netëve të akullta
ndoshta në shikimin e një fëmije që do t’kaloj përpara teje
ndoshta në flakën e një qiriu
që do të mbash kur të kalosh pyje të dendura e të errëta

Se lart në qiell atje ku banojnë yjet,
mblidhen të gjithë poetët
dhe dashnorët thithin në qetësi fletë jeshile
përtypin pluhur të florinjtë
kapërcejnë lumenj

Dhe presin të zvogëlohen orbitat
të arratisen ngadalë në gjumin tënd
të bëhen rënkim në anë të buzëve të tua
të t’zgjojnë e të shohësh nga dritarja
fytyrën time të ndritshme
që krijon për ty orbitë yjesh
të t`buzëqeshi
të t`pëshpëriti ëmbël
Natën e mirë.

Idila, 2009

Shpërndaje në facebook Mos u bon fanatik, shperndaje kete barcolet ta lexoin edhe te tjeret :-)



Shkrime nga e njejta kategori

Share and Enjoy:
  • Facebook
  • Print
  • Digg
  • Mixx
  • Google Bookmarks
  • MySpace

Speak Your Mind

Tell us what you're thinking...
and oh, if you want a pic to show with your comment, go get a gravatar!

Copy Protected by Chetan's WP-CopyProtect.