Te desha me te vertete…por s`te Dua me.
August 17, 2009 by admin
Filed under Letra Dashurie
Ty qe te desha aq shume..qe te adhuroja aq shume…ti qe ishe dielli ne syte e mij..ti qe ishe si ajri i zogjeve…dikur te fala puthjet..te fala gjdo gje timen…kurse ti nuk vlersove asgje tek une,ehhh sa e veshtire te shkruash fjalen “Lamtumire”….. Valle e ndjen se ne c’gjendje shpirterore jam?
Lotet me rreshkasin ngadal ne faqe,eshte malli…dhe une mundohem te te urrej,qe ti ndaloje lotet,zemres i lutem qe per Ty mos te vuaj..qenies time do i lutem… i pergjerohem te te harroje ty…shikimin tend..zerin tend….!!
Te desha me te vertete…por s`te Dua me..nuk e meriton me vjen keq..prandaj Lamtumirë..!
Autore: Desara
Ne mes shume Dashurive une zgjodha Dashurine tende…..!!!!
August 17, 2009 by admin
Filed under Letra Dashurie
Dy syte e tu te zi si dy lumenje rrembyes ne to dua te zhytem une…. Tani me une jam hi dhe hije nuk kam me kerkojne pyesin ku kam mbetur…Ne trupun tend te brishte jam shkrire jam tretur…Kur fytyra jote deshiron te buzeqesh kerkom une jam ketu sa hap e mbyll syte ti para do te me kesh.. Kur syte e tua do te lotojne tregom nga une asgje mos fsheh…Do te vij dhe lotin do ta fshij…Kur vetmija shpirtin tend do ta kaploi..eja une jam ketu…dije se vetem per ty po jetoj…. Po shikoj ne kete horizont te bukur…!!
Dhe ja tek po i shoh dy yje te bukur njesoj si syte e tua..!
Ja dhe hena paska dal eshte po ajo fytyra yte qe po me buzeqesh…?
Dhe kur flladi i eres po me luhat…njesoj sikur ne perqafimin tim po luhatet epshi im…Dhe ja hap syte te kerkoj e te kerkoj… Ketu… Atje….
Ku je mos valle ne hapesiren e cila do kohe per te te gjetur…?
Jo shpirti im ja tek te gjeta te fshehur diku thelle thelle ne shpirtin e zemren time…. Une vetem une ne kete nate e zgjuar qendroj ketu…
Para muzgut te nates..dhe dielli po fillon te rilind perseri….!
Erresira po largohet bashke me mllefin …E une ende vazhdoj te qendroj e zgjuar….po shikoj pertej oqeanit …pertej kufive te largesise e cila ndodhet mes meje dhe teje….por une te ndjej ja ketu afer shum afer pran meje…!
-Ne mes shume lulesh te bukura une te gjeta ty…
-Ne mes shume yjesh ndriques une gjeta syt e ty..
-Ne mes shume luhatjeve une zgjodha perqafimin tend…
-Ne mes shume zemrash une zgjodha zemren tende…
-Ne mes shume aromave un zgjodha nuhatjen tende…
-Dhe ne mes shume Dashurive une zgjodha Dashurine tende…..!!!!
Autore: Desara
Tashme te kam larg,te kujtoj me mall.Por nuk do te vonoje qe do te kem perseri ne krahe si dikur…
August 17, 2009 by admin
Filed under Letra Dashurie
Ishte nje nate e e ndriqueshme vere me plot yje dhe shume gjera te vecanta rreth nesh.Ja keshtu ishte ajo nate,as qe e pata menduar qe ne nje atmosfere te tille te lekundet zemra ime.E mendova thjesht,do te jete nje nate si gjithe te tjerat,me pak buzqeshje, ashtu si perhere.
Sapo mberiva ne vendin e caktuar syte me shkuan ne fytyren tende engjellore.Nuk mundem ti harroj per asnje cast syte e bukur,ata sy qe me skllaveruan me jave dhe dite te tera.Sa bukur ndriste buzeqeshja ne fytyren tende,sa te mira i kishe gropezat ne faqe.Nuk te njihja e mezi prisja te me prezantoesh plotesisht.
Bota mu shfaq me gjith bukurite e saj kur dora ime preku doren tende.Te ndjeva me tere forcen e shpirtit,e kuptova se cfare fshihnin vetullat e vrenjtura.Mjaftoi kaq pak kohe qe une te humbisja mendjen,te mbyllesha nen masken e heshtjes.Mjaftoi aq kohe,qe une te ndiqja me sy cdo veprimin tend.Ndoshta nuk ka bukuri me magjpese te natyres nga floket e tua te rrudhta qe te derdhen mbi shpatull.Kam zili eren e flokeve te tu qe me flladisnin aq embel.Nuk po zgjatem te flase ne detaje per pasojat qe me ndodhen mua,por te siguroj se isha dhe jam e jotja me tere qenien time.
Ke dicka te vecante ne shikimin tend magjpes,me duket sikur shpaloset kaltersia e detit me ate te qiellit, Nuk e paramendoja se do te qendroja para nje bukurie te tille.Te kujtohet shpirti i vogel kercimi i pare? Si mund te harroj trupin tend te brishte,duart e vogla qe me rrethonin qafen,dhe aromen e flokeve tua qe i adhuroj me shume se cdo gje ne bote.Isha e emocionuar si asnjehere me pare,po kerceja si mos me keq,por qetesohesha kur shikoja buzeqeshjen tende hyjnore qe me inkurajonte,me jepte shprese e me bente te te shterngoja embelsisht belin tend prej zane.
………Tashme te kam larg,te kujtoj me mall.Por nuk do te vonoje qe do te kem perseri ne krahe si dikur.Te te perkedhel floket e te te ndjej zemren e vogel kur rreh prane meje…SHPIRT me ka marre malli shume
Autore: Desara
Ehhhhh sikur ta dishe se cka sillet ne mua, cka kaplon shpirtin tim….s`do rrembeje dashurin time…!
August 17, 2009 by admin
Filed under Letra Dashurie
Shpeshehere deshiroj ta mendoj dhe ta shof te verteten time te se ardhmes, por ne cdo moment kam frike se si ta shikoj kur me lendon, kur shqetesimet e tmerruara rriten ne zemren time. Te dashuroj bera veshtersi, me pastaj te dashurova, e tere zemren ta dhurova dhe ta dhuroj ende, te dua ende me gjithe qenjen time dhe per mua je cdo gje! Por nje Shprese qe te jem me ty nuk ekziston kjo mundesi.
Pse mua cdo dite me kaplon nje rrufe trishtimi, nuk kam menduar se dashuria eshte kaq e lidhur, por nuk eshte se ka lindur vetem nga une kjo bindje, por kete bindje ma krijove ti. Ehhhhh bukur din ti te dashurosh….. shume bukur e defton dashurin tende, shume bukur rrembeve dashurin time…..por mua me le vetem mbrese… kujtim…..!
Ehhhhh sikur ta dishe se cka sillet ne mua, cka kaplon shpirtin tim….s`do rrembeje dashurin time…!
Autore: Desara
Oh zot qe s’te kam afer se do cmendesha duke te puthur ty…..do ushqehesha mbi gjoksin tend…do vdisja.. do vdisja duke menduar per ty..!
August 17, 2009 by admin
Filed under Letra Dashurie
Sa keq po te mos ishim takuar kurre do jetonim pa ditur se cfare eshte mrekullia.Sa fort perqafon syri kur dora nuk mundet….
Desh gabova me ty perpak nuk e di pse… me vinte te terhiqesha..pastaj thashe: kjo eshte gjeja me e bukur qe me ka ardhur ndonjehere, nuk dua ta humb,dua te fitoj.
Gjindesha ne nje kryqezim te perbere prej mekatit dhe pritjes, isha vetem ne nje moment mendimi..! Thashe me vete me pas, une e kam gjetur ate qe me pelqen.!Nuk mundja dot te pranoja largimin nga ty
isha e pafuqishme ta beja… sepse realisht provova veten… pra ti je shume i pranishem dhe shume i forte ne shpirtin tim.
Shkova llogjikshem ne perfundim se ne i perkasim njeri-tjetrit se paku shpirtesisht jemi prone e njeri-tjetrit….!
Prandaj dhe u bera xheloze….Edhe pse e dija se nuk mund te te afroje askush me asgje me shume se sa me mua… sepse keshtu me ndodh ne kembim.
Ty te kam shpirt !Dhe shpresoj qe te jesh qellimi im i verteti!!
Kur mendoj se cfare cmendurirash do ndajme bashke…
Ti me the se jam cmendurisht i cmendur…. dhe une te dua cmendurisht !
Oh zot qe s’te kam afer se do cmendesha duke te puthur ty…..do ushqehesha mbi gjoksin tend…do vdisja.. do vdisja duke menduar per ty..!
Nuk do ta imagjinoja dot perfeksionin ndryshe, ti je perfekti, ai qe une kam enderruar, enderroj, ti je mekati im i lindur, mekati pa te cilin nuk do jetoja dot….. Nuk e di pse me frymezon kaq….. ke sjelle ngjyren ne jeten time.Je gjeja qe me kenaq me shume, me defren, me deh si ne mbremjet e Dhionisit me vere dhe sex….
Ndonjehere je shume shume i sinqerte me mua… tejkalon limitin…
Me terbon xhelozia…!
Me pelqen cdo sekonde e me shume….!
Mos mendo se do me plagosesh… mendo se une jam plaga dhe ti me sheron…!
Nese ti falenderon qiellin une mendoj se ti je qielli… pasi kam kohe qe jetoj ne parajsen e ketij qielli dhe digjem ne ferrin e saj….!
Autore: Desara
S’di se çfarë ishte e gjithë kjo, a ishte dashuri apo…?
August 17, 2009 by admin
Filed under Letra Dashurie
Shushurima e gjetheve me ben te mos ndihem e vetmuar pa prezence te askujt!
U flas atyre ne gjuhen time, ne gjuhen e dhimbjes dhe mekatit qe vret nje shpirt.
Kam kaq nevoj serish të shikoj syte e tu ku gjeta boten.
Me duhesh ti, me beso, pa ty dhe me njerez jam e vetmuar, dhe me buzeqeshje qaj pareshtur…! Ti je larg, kaq larg nga une, mbase tash defren diku ne zerin e rinise apo mbase i kendon dikujt. S’e di, s’te shoh dot…!
Por nese ti ndonjehere me shikon, dije se mendoj per ty, vuaj per ty, shtirem sikur jam e lumtur vetem per ty! Gjithkund shoh vetem imazhin tend, fytyren tende, me kupto! S’pata force kurrë të largohem nga ti…. akoma me duket sikur degjoj zerin tend, fjalen tende: „Te dua!“
A thua, Zot, dhe sot me do mua?
S’e di përse pyes kur e di se gjithçka mbaroi, por unë e mësova prej tij të besoj në dashuri, të ndjej pa logjikë, të dua pa frikë! Pa të unë s’jam vetvetja, s’jam një person, jam e përgjysmuar se gjysma tjetër është me të…
Më duhet çdo ditë e më tepër, më mungon çdo mëngjes, çdo mbrëmje…
Lutem të të shoh dhe një herë të flas me ty, ashtu siç di vetëm unë: pa ligje, pa gjykime. Atëherë do të më besosh se zemra ime ishte në gjendje dhe të ndalohej për ty. Pa ty jam një hic, pa ty s’jam asgjë…
U ndamë me shprehjen e fundit “natën e mirë”. A thua ishte e mirë ajo natë?Të paktën për mua ishte ferr.
Më vjen keq që duhej gjërat të mbaronin kësisoj, por as vet s’e di ç’bëra, si më erdhi gjithë ky mister i pazbuluar, kurrë s’isha ndjerë kaq keq sa ndihem sot. Më thuaj Zot: si do të jetoj pa të, si do mundem t’i largoj ëndrrat, iluzionet, shpresat që i kisha të lidhura vetëm me të, si…?
Dua, shumë dua që çdo gjë të ishte kaq ndryshe, të ishte sërish e bukur siç filloi.
Atë natë s’ta thash nga frika dhe krenaria që kam për veten, por kam nevojë dikujt t’i rrëfehem duke ia thënë të vërtetën, atë se betohem, betohem se askë s’do lejoj të ma vjedhë imazhin tënd. Ai do të jetë gjithmonë me mua, do të ketë vend të veçantë në zemrën time, ai përherë do mbetet kujtimi më i bukur që pata!
S’di në do mjaftonte t’ju them vetëm se ju dua! Ajo që ndjej unë s`shprehet dot me fjale,as me shkrim.
S’di se çfarë ishte e gjithë kjo, a ishte dashuri apo…?
Autore: Desara
Dua te t´urrej por nuk mundem..dua t´mos mendoj per Ty por është e kot…
August 17, 2009 by admin
Filed under Letra Dashurie
Dua te t´urrej por nuk mundem..dua t´mos mendoj per Ty por është e kot,dashuria qe ndjej per Ty është aq e madhe sa qe gjdo dit Zemra ime vdes nga pak.
E mbyllur ne Dhomen time e humbur ne kujtime ……..Loti rrjedh..!
Ulem pran Dritares,shiqimi im ndalet jasht ne Kopsht tek nje dru Molle.Era e leht qe fryen jashte merr gjethet e Molles nje nga nje,rigat e shiut qe bien ne deget e Molles e pastaj ne tokë ,duket sikur se edhe Molla po qan,duket sikur se edhe Molla vuan per diqka. E shiqoj plot dhimbje…sa e mjer duket…… dhe prap Syri Loton.
Mua..po mua kush do t´ma kthen Lumturin time ..kush ma kthen driten e syve t´mi ..kush ma ngroh Zemren qe me eshte be Akull..kush..kush..kush..??Ah sa shum po më mungon….pa Ty jeta nuk ka kuptim…pa Ty Jeta asht e zbrazet…pa Ty Jeta nuk është Jetë..
Të Dua Shumë
Autore: Desara
Une po pyes…
August 17, 2009 by admin
Filed under Letra Dashurie
Ftohte! E ndjej qe i ftohti me ka hyre thelle ne shpirt. Me duket vetja nje qenie e pashprese, e mbaruar kesaj bote,dhe pse per ironi duhet te isha me e lumtura. E ftohta-sinonim i shpirtit tim. O Zot ajo duket sikur me ka zene per fyti e me ndrydh fjalet me ndrydh kujtimet….Sa keq! S’dua te me fshihet gjithcka. Kam patur shume kujtime , kam qene “e perkedhelura” e fatit tim, njeriu me i lumtur.
Por…shume gjera me ndryshuan papritur, pikerisht ne ato çaste kur mendjen e kisha qetsuar me zgjidhjen time.
Eshte shume e rende per mua, aq me teper qe njoh dhe karakterin tim…. E çmoj shume shoqerine sidomos kujtimet. Ato i ruaj dhe sakrifikohem per to.Dhe vertet, a s’jane te mrekullueshme! Sido qofshin te bukura apo te hidhura… ato jane kujtime.
E pra, si mund te harroj .. atehere o me mbetej vetem nje cope tru, pothuaj i demtuar, i shperfytyruar dhe fare pa inteligjence. Por kete s´dua ta mendoj. Ndaj dhe mundohem te kujtoj e te kujtoj e te marr vesh se c’behet me mua dhe jeten time.E dini dikure kane thene ” se s’mund te kujtosh çaste te bukura ne hidherim” .
Por une po pyes.. kur mund te shkaterrohesh me shume? Kur je i hidhur dhe kujton çastet e bukura apo kur je i lumtur dhe kujton çastet e fyerjes, te hidherimit. Mos e vritni mendjen: kam menduar aq shume dhe per ju; dhe ne te dyja rastet e kam ndjere veten shume keq. Lotet me kane mbytur. Ju mund te thoni i ke si me rubinet!Por une do fyhesha, s’ka rubineta ne boten shpirterore.
Lotet mund te tregojne dobesi, dhe une jam e tille, sepse s’di ta mbaj dhimbjen, s’di te fsheh gezimin prej dickaje qe e kam per shpirt, e atehere denoj veten me dobesine time e shkrihem ne lote…
Autore: Desara
Marr fryme thelle dhe i mbyll sytë si nje femijë qe lutet per deshire dhe enderr te bukur
August 17, 2009 by admin
Filed under Letra Dashurie
Marr fryme thelle dhe i mbyll sytë si nje femijë qe lutet per deshire dhe enderr te bukur. Eshte heshtje, nuk degjohet asgje vetem tiktakut te ores ne mur dhe kjo zhurme e kendshme me shpie buze valeve te liqenit qe perkundin endrra sirenash me shkelqimin e zjarrt te henes. Neper shiun e ftohte kerkova rrugen e fshehte qe ta gjej sonte dhe me endrrat c` mallem dhe nuk gjeta asnje fjal te me thuash se ndjen mall,, bie shi si lotet e shpirtit tim… si e marre mendoj per ty dua te shoh nuk di se a me do zeri yt me vjen nga larg si ushtim.
C`thua ti..? ta pres dashurin tende apo te nisi nje kerkim te ri..? Me fal nese nuk di te shkruaj bukur nese nuk di ti gjej fjalet me te bukura per ty, por une kaq di kaq mund te japi per fillim dhe mos dysho sepse ti ke hyre ne shpirtin tim ashtu butesisht pa dashje te kam ftuar te jesh miku im, prehja ime dhe mbi te gjitha dashuria me merr ne endrrat tua aty ku ti i ruan me xhelozi sepse po e ndjej se ti po vjen si nje lule ne pranver e une do te pres gjithmon do te jem ketu……
Autore: Desara
Një Çast Malli…
August 17, 2009 by admin
Filed under Letra Dashurie
Sa shumë mallë.. sa dëshpërim….sa vuajtje.. sa shumë dashuri ndjej për ty sonte.. në këtë natë i dashuri im… Sonte ëndërrat dhe kujtimet për ty i kam këtu grumbulluar në shpirtin tim në zemrën time të përlotur. Më beso ndihem e vetme në këtë botë të madhe e humbur si një e huaj, ku në errësirën e harruar dhe e hidhur në një qoshe pa skaj.Mes ëndrrash që dikur i pata, që jeta m’i ka afruar njëherë kur isha me ty, e ndjej vetën të dëshiruar për pak çaste, e për pak ngrotësi, e për shumë dashuri, tani në zemrën time mbretëron acari që më ngriu zemrën, e bëri akullë!
Sonte shoh një dorë që s’më bindet, shoh dy sy që të kërkojnë, i dashuri im dhe ndjej një zemër që ndoshta s’më përket mua, ndjej dashuri që më përbin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin, gjakun, nervat dhe çdo qelizë të qenies time. Ti ndoshta imagjinon çdo të thotë të duash dikend në heshtje, në këtë largësi të mallkuar, të mendosh dhe të kalosh ditët përgjysëm.
Të jetosh çdo çast kur një pjesë e qenies tënde jeton larg dhe aq më keqë kur e di që s’të përket aspak. E ç’rëndësi ka për mua, veç ekzistencës tënde. Vetëm njëherë të jem me ty të qëndroja një minutë, atëherë e kisha lutur Zotin që të vjenë dhe le të më merr në atë botën tjetër, sepse asaj bote i takoj pa ty !!!
Eh, sa e sa orë e ditë më ikin duke të menduar ty, netëve përpilitem dhe ndjej shtërngimin në zemër, lotët më rrjedhin pa pushim deri sa bien rrezet e diellit mbi dritaret e dhomës sime, atëherë lotët teren nga ngrohtësia e rrezeve mbi fytyrën time. Fytyra jote trazon çdo gjë në shpirtin tim, më ngacmon fantazinë.
Ngado që po i hedhi sytë më duket se të shoh, shoh atë buzëqeshjen tënde magjepëse ato buzë të ëmbla, ata sy të shkruar. Ngado që e hedh dorën të parfytyroj se të prek. I prek ato flokë tua, atë trup të bukur mendoj se jam e ulur mbi prehërin tënd dhe ngadalë më perkëdhelë…
Vallë ç’ti bëj tani shpirtit që të do pranë dhe s’të ka… Ohhh… ZOT SI NUK ERDHE TË MA MARRËSH KËTË SHPIRT QË TË MOS VUAJ MË? Ç’ti bëj zemrës që brenda saj qëndron vetëm ti? Ti që je e vetmja rrënjë e mbijetesës së saj! Ç’ti bëj syve që ndjejnë mallë e duan të të shohin dhe derdhin vetëm lotë pa ndalë!
Ç’ti bëj vetes sime që është dashuruar marrëzisht pas teje? Jam unë që të thërras me zë te shurdhër dhe vuaj brenda vetës këtë dashuri. TË DUA me shpirt.
E dashuruar si sot do të mbetem pas teje përgjithmonë. Dhe nëse kam lënë diçka tek ti, një ndjenjë të vogël dashurie apo rrespekti, të lutem mbroje, mos e fshij nga kujtesa jote! Unë do të dua deri në përjetësi vetëm ty dhe këtë fjalë do e mbylli brenda në shpirtin tim dhe kurrë s’do ta tradhëtoj veten time. Nësë do të më marrë malli për ty do ta gjej, ta shuaj në skutat e kujtimeve të mia që i ruaj të pastra. Ty, për ty dhe vetëm ty….!!!
Autore: Desara

