Lërmë të bëj gabim
mos më thuaj është turp
lërmë të gjej vet
fillimin dhe një fund
Lërmë të ndjej vet
kuptimin e fjalëve që thua
nëse kundërshtim më sjell
ta dish s’do mund të t’dua
Mos më thuaj në çdo çast
do bëhet më mirë
thuam si kalon nata n`vetmi
në një dhomë të errët
pa tënden prani
Lërmë të bëj gabim
mos mu paraqit si zot
nuk më pëlqejnë shpëtimtarët
s’ma bën qejfi të shpëtoj
Dhe nëse do të zhgënjehem
do të jetë faji im
mëkatare le t’më quajnë
mëkatare për dashurinë.
Idila, 2009
Shpërndaje në facebook Mos u bon fanatik, shperndaje kete barcolet ta lexoin edhe te tjeret ![]()