Meditim
August 3, 2009 by admin
Filed under Poezi nga Vizitoret
Siç me ndodh shpesh këto kohët e fundit
edhe sonte mendimi im arratiset në pasionin e të panjohurës
me mijëra mendime që shkojnë e vijnë
si të babëzitura t`i zënë vendin njëra-tjetrën
në labirintin e një ikone të krijuar nga përfytyrimi im
humbet çdo logjikë
Në detin e pafund të ndjenjave pa tinguj
mundohem të kompozoj melodinë më të bukur…Ty
ç’liroj trupin nga leckat e zhytem
në magjinë e shpirtit tënd
E pamundur, udhëtimi mëkatar e ndalon hovin
frika e eksplorimit të së panjohurës me ngurron
mendimet vazhdojnë të njëjtën luftë të akullt
ikin-vijnë dhe unë sikur dua të dal triumfuese
filloj nga e para
Humbëm përsëri në shkronjat e një shpirti të padukshëm
mundohem të zbërthej kodin e misterit tënd.
si diamante kërkoj pjesë të fshehura këtu-atje
dhe mundohem të plotësoj një mozaik
për të cilin nuk kam as më të voglën ide
Penelat e mendimeve të mia zhys në ngjyrat e të miave ndjenja
dhe në të bardhën fletë të jetës sime
mundohem të krijoj portretin tënd
Dora rrëshqet e lirë dhe mozaiku
fillon të marr kuptim.
dëshira e pa përshkruar të jep pamjen e një engjëlli
Po… Po në fletën e bardhë të jetës time
krijova Ty
Më në fund mendimet gjetën radhën e tyre
frika, kodet, misteret u zhduken në madhështinë tënde
forca e shpirtit më jep krahë dhe nis fluturimin në qiell…
kërkoj tinguj në hapësirën e pafund
dua të të jap jetë
shiut të imët i rrëmbej tingujt dhe krijoj zërin tënd
Ndryshe nga netët e tjera
në këtë natë
në fletën e bardhë të jetës time
një shpirti të padukshëm i bëra portret
i dhashë mish, eshtra i dhashë dhe zë
e ushqeva me timen dashuri, e rris
tani s`më ngelet tjetër veçse të të adhuroj
Engjëlli im.
Idila, 2009
Shpërndaje në facebook Mos u bon fanatik, shperndaje kete barcolet ta lexoin edhe te tjeret ![]()

