Oh zot qe s’te kam afer se do cmendesha duke te puthur ty…..do ushqehesha mbi gjoksin tend…do vdisja.. do vdisja duke menduar per ty..!
August 17, 2009 by admin
Filed under Letra Dashurie
Sa keq po te mos ishim takuar kurre do jetonim pa ditur se cfare eshte mrekullia.Sa fort perqafon syri kur dora nuk mundet….
Desh gabova me ty perpak nuk e di pse… me vinte te terhiqesha..pastaj thashe: kjo eshte gjeja me e bukur qe me ka ardhur ndonjehere, nuk dua ta humb,dua te fitoj.
Gjindesha ne nje kryqezim te perbere prej mekatit dhe pritjes, isha vetem ne nje moment mendimi..! Thashe me vete me pas, une e kam gjetur ate qe me pelqen.!Nuk mundja dot te pranoja largimin nga ty
isha e pafuqishme ta beja… sepse realisht provova veten… pra ti je shume i pranishem dhe shume i forte ne shpirtin tim.
Shkova llogjikshem ne perfundim se ne i perkasim njeri-tjetrit se paku shpirtesisht jemi prone e njeri-tjetrit….!
Prandaj dhe u bera xheloze….Edhe pse e dija se nuk mund te te afroje askush me asgje me shume se sa me mua… sepse keshtu me ndodh ne kembim.
Ty te kam shpirt !Dhe shpresoj qe te jesh qellimi im i verteti!!
Kur mendoj se cfare cmendurirash do ndajme bashke…
Ti me the se jam cmendurisht i cmendur…. dhe une te dua cmendurisht !
Oh zot qe s’te kam afer se do cmendesha duke te puthur ty…..do ushqehesha mbi gjoksin tend…do vdisja.. do vdisja duke menduar per ty..!
Nuk do ta imagjinoja dot perfeksionin ndryshe, ti je perfekti, ai qe une kam enderruar, enderroj, ti je mekati im i lindur, mekati pa te cilin nuk do jetoja dot….. Nuk e di pse me frymezon kaq….. ke sjelle ngjyren ne jeten time.Je gjeja qe me kenaq me shume, me defren, me deh si ne mbremjet e Dhionisit me vere dhe sex….
Ndonjehere je shume shume i sinqerte me mua… tejkalon limitin…
Me terbon xhelozia…!
Me pelqen cdo sekonde e me shume….!
Mos mendo se do me plagosesh… mendo se une jam plaga dhe ti me sheron…!
Nese ti falenderon qiellin une mendoj se ti je qielli… pasi kam kohe qe jetoj ne parajsen e ketij qielli dhe digjem ne ferrin e saj….!
Autore: Desara
Shpërndaje në facebook Mos u bon fanatik, shperndaje kete barcolet ta lexoin edhe te tjeret ![]()


komplimente,eshte e mrekullueshme,sikur te ishte pasqyruar shpirti im aty po me duket