Përtej syve tu

August 3, 2009 by admin  
Filed under Poezi nga Vizitoret

Të tronditur, herë të qetë
të përmbajtur dhe plot vaj
të shkallmuar, herë plot jetë
të plagueshëm si thembra e Akilit
i kam njohur këta sy

Tash liqene janë bërë
ku idilat pushojnë
në mbretërinë e muzgut
dhe tronditja merr fund
nga dashuria e pafat
dhe afshi i zjarrtë
i dashurisë plot fat

Horizont i pa skaj
që përfundim nuk ka
përshkrim e pathënë
fjalë që për gjuhë nuk di
fund i pafund janë këta sy

Në këta sy e pashë diellin
yjet, hënën, qiellin
kaltërsitë e oqeaneve
dhe shpirtin e kam endur
nëpër zjarret e vullkaneve
për ta ndriçuar gjithësinë
edhe kur nata shtrihej
përtej syve tu

Për hir të këtyre syve
a kam të drejtë të mendoj në ty
të nënshkruhem mu në bebëza
mbase atëherë do të më vëresh
kudo që ta kthesh shikimin
anës së liqenit, bregut të lumit
në rrugicat e pandriçuara…
dhe në trotuarin e përhimë
ku shkelin këmbët tua!

Nositi, 2008

Shpërndaje në facebook Mos u bon fanatik, shperndaje kete barcolet ta lexoin edhe te tjeret :-)



Shkrime nga e njejta kategori

Share and Enjoy:
  • Facebook
  • Print
  • Digg
  • Mixx
  • Google Bookmarks
  • MySpace

Speak Your Mind

Tell us what you're thinking...
and oh, if you want a pic to show with your comment, go get a gravatar!

Copy Protected by Chetan's WP-CopyProtect.