Akrobaton kujtesa
fije e hollë durimi
shuhet momenti
e zhveshur mbetem
në mes të natës, e vogël
Dritën e hënës vështroj
argjend që luan fshehurazi
një skutë në re kërkon
Lodhem
Pritje në një stacion
pa qëllim
pa destinacion
trenat më përkalojnë
Male të larta pritjet
shpirti pamundësohet të shoh
mëndja humbet në gjumë
për ty ëndërroj
Zgjohet bota
të shpresës bijë
strehojnë dashurinë
fara të arta
pamje ëngjëllore
lulet çelin
aromë në përqafim dashuria
Çlodhem
Është momenti cikërrimë e vogël
pluhur në shkretëtirë
zë i humbur
ofshama të thata
për një shi dashurie trupi lyp
dorën shtrij në agim
kam nevojë për ty
mos më lër vetëm shpirti im.
Idila, 2009
Shpërndaje në facebook Mos u bon fanatik, shperndaje kete barcolet ta lexoin edhe te tjeret ![]()