Rrëmbeni ditën
rrethi i humbur i poetëve
të vdekurit dhe të gjallët
fituan dhe humbën
Rrëmbeni ditën
brënda në një shpellë skëterr
me dritë të paktë që vjedh nga hëna
me pluhurin nga gurët
me librat dhe ikonat
pas dore të lëna
Rrëmbeni ditën
me fjalë të pathyeshme
me qëndrim si ahu
me zë kryengritës
Rrëmbeni ditën
me fjalë dashurie
me përkëdhelje erotike
me vështrim përplot të vërtetë
Rrëmbeni ditën pa tmerr
me frikë
pa vdekje
me ëndrra
Rrëmbeni ditën…
Idila, 9 Mars 2009
Shpërndaje në facebook Mos u bon fanatik, shperndaje kete barcolet ta lexoin edhe te tjeret ![]()