S’di se çfarë ishte e gjithë kjo, a ishte dashuri apo…?
August 17, 2009 by admin
Filed under Letra Dashurie
Shushurima e gjetheve me ben te mos ndihem e vetmuar pa prezence te askujt!
U flas atyre ne gjuhen time, ne gjuhen e dhimbjes dhe mekatit qe vret nje shpirt.
Kam kaq nevoj serish të shikoj syte e tu ku gjeta boten.
Me duhesh ti, me beso, pa ty dhe me njerez jam e vetmuar, dhe me buzeqeshje qaj pareshtur…! Ti je larg, kaq larg nga une, mbase tash defren diku ne zerin e rinise apo mbase i kendon dikujt. S’e di, s’te shoh dot…!
Por nese ti ndonjehere me shikon, dije se mendoj per ty, vuaj per ty, shtirem sikur jam e lumtur vetem per ty! Gjithkund shoh vetem imazhin tend, fytyren tende, me kupto! S’pata force kurrë të largohem nga ti…. akoma me duket sikur degjoj zerin tend, fjalen tende: „Te dua!“
A thua, Zot, dhe sot me do mua?
S’e di përse pyes kur e di se gjithçka mbaroi, por unë e mësova prej tij të besoj në dashuri, të ndjej pa logjikë, të dua pa frikë! Pa të unë s’jam vetvetja, s’jam një person, jam e përgjysmuar se gjysma tjetër është me të…
Më duhet çdo ditë e më tepër, më mungon çdo mëngjes, çdo mbrëmje…
Lutem të të shoh dhe një herë të flas me ty, ashtu siç di vetëm unë: pa ligje, pa gjykime. Atëherë do të më besosh se zemra ime ishte në gjendje dhe të ndalohej për ty. Pa ty jam një hic, pa ty s’jam asgjë…
U ndamë me shprehjen e fundit “natën e mirë”. A thua ishte e mirë ajo natë?Të paktën për mua ishte ferr.
Më vjen keq që duhej gjërat të mbaronin kësisoj, por as vet s’e di ç’bëra, si më erdhi gjithë ky mister i pazbuluar, kurrë s’isha ndjerë kaq keq sa ndihem sot. Më thuaj Zot: si do të jetoj pa të, si do mundem t’i largoj ëndrrat, iluzionet, shpresat që i kisha të lidhura vetëm me të, si…?
Dua, shumë dua që çdo gjë të ishte kaq ndryshe, të ishte sërish e bukur siç filloi.
Atë natë s’ta thash nga frika dhe krenaria që kam për veten, por kam nevojë dikujt t’i rrëfehem duke ia thënë të vërtetën, atë se betohem, betohem se askë s’do lejoj të ma vjedhë imazhin tënd. Ai do të jetë gjithmonë me mua, do të ketë vend të veçantë në zemrën time, ai përherë do mbetet kujtimi më i bukur që pata!
S’di në do mjaftonte t’ju them vetëm se ju dua! Ajo që ndjej unë s`shprehet dot me fjale,as me shkrim.
S’di se çfarë ishte e gjithë kjo, a ishte dashuri apo…?
Autore: Desara
Shpërndaje në facebook Mos u bon fanatik, shperndaje kete barcolet ta lexoin edhe te tjeret ![]()

