Une po pyes…

August 17, 2009 by admin  
Filed under Letra Dashurie

Ftohte! E ndjej qe i ftohti me ka hyre thelle ne shpirt. Me duket vetja nje qenie e pashprese, e mbaruar kesaj bote,dhe pse per ironi duhet te isha me e lumtura. E ftohta-sinonim i shpirtit tim. O Zot ajo duket sikur me ka zene per fyti e me ndrydh fjalet me ndrydh kujtimet….Sa keq! S’dua te me fshihet gjithcka. Kam patur shume kujtime , kam qene “e perkedhelura” e fatit tim, njeriu me i lumtur.
Por…shume gjera me ndryshuan papritur, pikerisht ne ato çaste kur mendjen e kisha qetsuar me zgjidhjen time.

Eshte shume e rende per mua, aq me teper qe njoh dhe karakterin tim…. E çmoj shume shoqerine sidomos kujtimet. Ato i ruaj dhe sakrifikohem per to.Dhe vertet, a s’jane te mrekullueshme! Sido qofshin te bukura apo te hidhura… ato jane kujtime.
E pra, si mund te harroj .. atehere o me mbetej vetem nje cope tru, pothuaj i demtuar, i shperfytyruar dhe fare pa inteligjence. Por kete s´dua ta mendoj. Ndaj dhe mundohem te kujtoj e te kujtoj e te marr vesh se c’behet me mua dhe jeten time.E dini dikure kane thene ” se s’mund te kujtosh çaste te bukura ne hidherim” .

Por une po pyes.. kur mund te shkaterrohesh me shume? Kur je i hidhur dhe kujton çastet e bukura apo kur je i lumtur dhe kujton çastet e fyerjes, te hidherimit. Mos e vritni mendjen: kam menduar aq shume dhe per ju; dhe ne te dyja rastet e kam ndjere veten shume keq. Lotet me kane mbytur. Ju mund te thoni i ke si me rubinet!Por une do fyhesha, s’ka rubineta ne boten shpirterore.
Lotet mund te tregojne dobesi, dhe une jam e tille, sepse s’di ta mbaj dhimbjen, s’di te fsheh gezimin prej dickaje qe e kam per shpirt, e atehere denoj veten me dobesine time e shkrihem ne lote…

Autore: Desara

Shpërndaje në facebook Mos u bon fanatik, shperndaje kete barcolet ta lexoin edhe te tjeret :-)



Shkrime nga e njejta kategori

Share and Enjoy:
  • Facebook
  • Print
  • Digg
  • Mixx
  • Google Bookmarks
  • MySpace

Comments

One Response to “Une po pyes…”

Speak Your Mind

Tell us what you're thinking...
and oh, if you want a pic to show with your comment, go get a gravatar!

Copy Protected by Chetan's WP-CopyProtect.