Malli.. dhembja.. per ty kurre nuk do te shuhen

August 17, 2009 by admin  
Filed under Letra Dashurie

Largimi yt i hershem shkaktoi plag te medha ne zemren time, nuk ka ilac qe do te mi sheroje keto plage edhe pse disa thone koha sheron cdo plag un nuk besoj. Sa me teper kalon koha aq me teper ndjej mungesen tende. Me shpirt te venitur, me zemer te thyer dhe kthes te pakthyer, me lot ne sy deri sa te jetoj nuk do te harroj. Kush e di sa dite pa diell, pa lule, pa gezim do te kalojne, kurse ne zemren time vetem lot, vuajtje dhe mall per fjalet dhe buzeqeshjen tende te embel.

Dhembja nuk ka fund kurse lotet nuk kan fuqi te shprehin pikellimin per ty. Gjithmon do te mbetesh ne zemren time me shpirt te venitur, zemer te thyer, me shpres te pa shpres, si dje, si sot, si neser une e perlotur te pres te kthehesh, te ma kthesh besimin ne dashuri, te ma kthesh lumturin dhe gjith ate qe pata kur ishim se bashku. Mungesa yte ne cdo vend po ndihet. Ditet pa ty vetem une e di se si i kaloj. Malli.. dhembja.. per ty kurre nuk do te shuhen. Do te dua edhe me shume se sa te kam dashur, edhe me shum se sa e dua veten, por kur te bindesh atehere ndoshta do te jete shume vone. Une do te jem ne shpirt vetem e jotja e ti vendos vet per lumturin qe mund ta kemi se bashku…

Te te them qe te dua me duket pak, dikush duhet te shpik fjale te reja per te percaktuar ndjenjat e mia te lidhura me ty, qe me bejne te kem nevoje per ty çdo sekond.Te them qe te dua por ti tani e di , ndoshta ngaqe e them shpesh kjo fjale mund te zbehet por, çdo here qe ta them eshte sepse dashuria ime per ty rritet.
Dua qe ta dish , nuk te dua ne te shkuaren , nuk te dua ne te tashmen , as ne ardhmen , eshte nje dashuri pa kohe , gjithashtu nuk ka distanca , eshte thjeshte nje dashuri e paster , e mbushur me iluzione , me premtime qe nuk duan te permbushen sepse u permbushen te gjitha ne momentin qe te takova.

Te dua , si dy fjale qe formojne nje buzeqeshje ne buzet e tua.
Te te duash ty ne realitet eshte nje çmim, nuk e di ne te meritoj por une luftoj qe te te meritoj , eshte nje çmim , nje dhurate qe çdo person do kishte fat po ta harronte por qe e kam vetem une.

Autore: Desara

TE DUA ZEMER pa ty jeta im nuk ka kuptim…

August 17, 2009 by admin  
Filed under Letra Dashurie

Ne ate dite Koriku dicka ndodhi se ndjej egersine e natyres pasi skutat e shpirtit tim jane ndezur……eshte egersia,krenaria e thyer,humbja dhe se fundi dashuria e lenduar…pse duhet te ndodhte pse??

Kam dashur aq shume te te kem afer te te shtrengoj fort fort deri ne pafundesi e te jem e jotja dhe vetem e jotja….kane qene te shumta netet ku duke u rotulluar ne krevat nga pagjumesia kam enderruar per ne te dy……..i jam lutur ZOTIT per ty dhe e kam falenderuar qe te vuri ne rrugen time….eshte pyetja qe me persekuton qe nga momenti qe ma the ate fjal (Forget me) e cila shkundi pemen e dashurise sime te paster,ku cdo frut ra pa jete ne token e coptuar nga korrupsioni imoral.

Ajo fjal akoma,me ndjek me sy hapur,ne enderr,kudo.njeriut qe i dhurova zemren time,shpirtin tim,kohen time me vrau…mbylli me force librin e dashurise sone pa pyetur dhe gervishi cdo kapitull te saj,PSE,PSE, PSE?? dritherimat e trupit akoma i ndjej qenien time te shtypur ne nje imazh bardhe e zi e shoh.se harroj kurre ate fjal…s`pyeta pse per cfare,perse ma bere mua kete xhest, kjo eshte edhe nje nate e trishtuar per mua,edhe nje nate plot kujtime per ty,per ditet e netet e kaluara bashke…. nuk mund te te harroj me beso,shpirt!

Ditet e netet qe kaloj pas muajit Gusht jane perplot te mbushura me kujtime per ty,perplot vaj e vuajtje………………………kam vendosur gjithe shpirtin tim,gjithe ndjenjat e mia,mendimet emocionet tek ty……..sepse kam besim e te dua………te dua………te dua me shume se cdo gje ne bote………e si mos te te dua ty……kur me dhe jeten???si mos te te enderroj kur ti me fale enderrat?????kaloi dhe nje muaj e 29 dite te tjera pa ty shpirt,nderkaq mua akoma me mundon kujtimi per ty,me mungojne ato fjale qe me jepnin jete,gjalleri,qe me falnin buzeqeshjen qe me mungonte prej kohesh.Ishe ti e vetmia qe me beje te lumtur,qe me ndeze shkendine ne zemer e qe sot u shua!po a u shua valle kur une ende te dua si e marre,kur une kurre ste harrova as edhe nje sekonde te vetme?! padyshim se ajo qe me mban te gjalle sot eshte dashuria per ty,……..ajo me jep force dhe shprese per te bindur veten se ti nje dite do te vish…….,me fal per gjithcka qe te ka vrare apo te ka merzitur…….me fal per gabimet e mia……..

Me fal per fjalet e pakuptimta…….per budalliqet……..te pergjerohem mos me ler…..se ashtu do me sillje vdekjen…..se ti e di qe tani ne kete bote vetem ty te kam…..e vetem ty do te kem….me fal per te gjitha e nese e ke te veshtire te pakten mundohu ta besh…….e mundohu edhe te me durosh …edhe te me duash pak se kjo eshte gjithcka qe kerkoj nga jeta…….vetem dashurine dhe pranine tende…sido qe te shkojn punet une nuk do te largoj kurre nga zemra dhe se dashuri……. do te dashuroj cdo dite e me shume…….te lutem vetem vetem per nje gje…ti qe me dhe jeten te lutem mos u bej vrases…….mos ma merr prape ate duke me braktisur……….te dua……sepse ti je endrra ime,jeta ime………. TE DUA ZEMER pa ty jeta im nuk ka kuptim……….

Autore: Desara

Te Dua zemer Ti je gjeja me e vlefshme ne jeten time

August 17, 2009 by admin  
Filed under Letra Dashurie

A s’eshte e vertete qe fati po na bashkon? a nuk po na lidh ai per jete? edhe ne kohet qe shkojne, nuk di, nuk edi se cfar je ti per mua ?! Ti njeh me imtesi cdo pjese te qenies sime, ti ndjen tek une dhe nervin me te holle, ti lexon cdo gje ne shikimin tim, me syrin tend hyn ne brendesine time hyn ne gjakun tim te ngrohte qe rrjedh ne vene dhe ecen si i cmendur ne drejtimin tend e qe me krahet e tua prej engjelli gjoksin tim sheron.Sa mire ndjehem kur ti me thua se, edhe pse je vetem, ndjehesh i qete dhe i lumtur. Une kete kam uruar vazhdimisht per ty. Nuk kam uruar kurre qe ti te ndjehesh i merzitur dhe fatkeq. Kam dashur gjithmone qe ti te jesh i lumtur, ne forme, vezulluese, plot drite dhe i bukur si kurre here tjeter e, dua qe kjo gjendje e jotja te jete e dukshme edhe se largu ne kilometra e, qe ti t’a dish me siguri absolute qe dikush tjeter nuk jeton ne kete bote, vecse per ty.

Nuk mundem te shkruaj me sepse kjo nate e sontshme me braktisi me mendime shum te kqia….! Me thuaj qe ti me do, kjo fjale me ben mire, me sheron. Kur ti me thua qe me do, une gjej fuqi dhe shkruaj edhe me bukur e me shpejt. Sepse une jetoj vecse per dashurine tende.

Autore: Desara

Tashme iku vjeshta,e bashke me te ike edhe ti,ike aq large…….edhe ti

August 17, 2009 by admin  
Filed under Letra Dashurie

Tashme iku vjeshta,e bashke me te ike edhe ti,ike aq large…….edhe ti
Muzgu hoqi kapelen dhe i la te bien ca gjethe te verdha ashtu te thara.Pa kuptim u shtri ketu ne shpirtin tim,qa bute e pa shpetim.
Me fali kapelen e tij vjeshtarake dhe brenda ne shpirt ndjeva doren e gjethes qe ma beri plage.
Ike ti,e bashke me vete e more eren,e tani per ty kjo vjeshte isht6e si gjithe te tjerat,ashtu si gjithe monotone,melankolike,e vjeter si gjithnje dhe me ne funde flak tutje petkun e sajprej fillimi qe vazhdon e vazhdon,e s’keputet kurre aq pafundem sa as ti ndoshta se ke kuptuar pse vjeshta ishte aq e gjate………..
E gjat ishte vertet,a ndoshta ajo ishte e gjate per ty,por per mua do te desha te me qendronte afer ashtu………..e pikerisht ajo t’ma sillte ate imazhin tand neper mendime.
Desha te shihja fetyren tende kudo e tek shihja vjeshten tek torturohej per te gjetur diku ne kordat e zemres,nuk prokupohesha per gjethet qe binin pa pushim,por desha te te shihja diku ne shpirt sepse kisha kaq mall,mall kaq mall…………
Ndoshta do ta kuptoj nje dite qe ti kishe ikur vertet………..bashke me eren…………e une kot mundohesha ta bindja veten se ti shfaqeshe aq large,large………
E lodhur vertet ishte ajo vjeshte,e gjate por prape dua te kem prane e t’me pushtoje me ato gjethet e saj vjeshtarake e t’ma prek ngadal shpirtin e te gjej vend nje dite e une me te te behem njesh……….
e me vone nje stine e pafundme vjeshte.Ti i dhe doren asaj i dhe titullin:”Mbarim vjeshte”,e une kete diku e ndegjova……….diku por nje dite do ta ndjesh doren e saj ta shtrengoj shpirtin aq fort sa ti do te vuash e do te qash nje dite,e emrin do t’ia vesh “Vetmi”……
E di qe nje dite do te me kujtosh ,e do te me kuptosh,kur ta kthesh koken prapa do te me ndjesh brenda tek ato gjethet tek te peshperisne vesh kur ti te kalosh ne rruget e mbuluara nga gjethet e asaj vjeshte qe e kishe harruar atehere.Do ta ndjesh aq fort zerin e saj perbrenda sa do ta nxjere shpirtin ajo vjeshte e vetmuar e do te lotosh gjake,gjake i nje zemre qe tashme eshte vetem ,e ti do te behesh plage e nje vjeshte qe dikur te kerkoi,por ti s’ia dhe doren e ajo u varros bashke me imazhin tend ketu ne shpirtin tim,diku…………..

E tani me vje keq per ate vjeshten tende aty brenda teje tek rritet pak e nga pak e po ta can shpirtin nga vetmia,por tani eshte teper vone per te menduar per vjeshten tende shpirt sepse ti ma le vjeshten time te me rritet ne shpirte e ajo tani vdiq e u be ferr e mbushur me gjethet e asaj plot e perplot,e ajo tani eshte larg,larg aq larg si ti dikur……….aq large,shum large!

Autore: Turkish-girl

Edhe pse ti je marrezisht i dashuruar dhe gjithcka per ty eshte ai njeri,bota nuk eshte ndalur duke u rrotulluar

August 17, 2009 by admin  
Filed under Letra Dashurie

Une pata degjuar nje fjale te urte qe thoshte:”Edhe pse ti je marrezisht i dashuruar dhe gjithcka per ty eshte ai njeri,bota nuk eshte ndalur duke u rrotulluar”-Po,mendoj edhe une,bota nuk eshte ndalur por bota ime nuk sillet me rreth diellit por rreth saj.

Ne mbremje kur shtrihem te flej perpiqem qe te bind veten se gjumi eshte shume i rendesishem,por kam nje problem me zemren:ajo nuk eshte e te njejtit mendim.
Qe aq shume te dua une e kam te qarte,por perse duhet te mos flej kete nuk e kuptoj.Ti je ne syte e mi magjike,sepse vevtvetja me duket magji kur ec neper kete parajse ndjenjash te bukura.Cfare do qe te bej ka kuptim dhe eshte e bukur vetem kur mendoj se te kam prane.Po te shihnin boten te gjithe me syte e te dashuruarve sigurisht se kurre nuk do te kishte lufte ne boten tone.Sepse ata qe dashurojne e duan boten te bukur,sepse ata nuk mund te shohin keq…

Une mundohem qe te perkufizoj dashurine qe kam per ty,por me duket se kurre nuk do te mund ta bej nje te tille,sepse asnje fjale nuk eshte me e bukur nga ajo qe ndjej per ty.
Po te me ofronin krejt boten,me beso do te refuzoja sepse nese ate bote nuk do te ishe ti per mua do te ishte nje hic.
Une e falenderoj zotin qe eshte kujtuar per mua atehere kur mendoja se me kane harruar te gjithe,e falenderoj qe ka krijuar dashurine,e falenderoj qe te ka krijuar ty.

Autore: Desara

Beme te besoj se me dashuron edhe nje here, per hire te koheve te bukura

August 17, 2009 by admin  
Filed under Letra Dashurie

Beme te besoj se me dashuron edhe nje here, per hire te koheve te bukura, sapo une te largohem jam e sigurte se ti do te gjesh dike tjeter, por i dashur te lutem mbaj mend se une do te jem ketu, do te qendroj ketu nese nje dite do te kuptosh se ke nevoje per mua.

Mos thuaj asnje fjale per te nesermen, asnjehere, kurre, do te kete kohe per te qene e ashper me veten, kur ti te kesh nevoje per mua.
Jeta ime pa ty eshte si nje gure i vjeter qe fundoset ne thellesine e kesaj toke te zeze, dita ime pa ty eshte si nje motiv i lashte qe nuk dihet ku nis e ku perfundon, buzet e mia pa puthjet e tua jane si petalet e vyshkura te nje trendafili te kuq, syte e mi pa veshtrimin tend jane si nje nate sketerre e nje dimri zemerak, shtrati im pa trupin dhe aromen tende eshte si nje arkivol i frikshem, zemra ime pa zemren tende eshte si ajo bota e nendheshme ku dielli nuk arrin kurre te ngroh.

Jeta shume te ka sfilitur, por jo ti kurre mos u dorzo, me force rrembeje buzeqeshjen, per lumturine tende lufto.Ti je nje trendafil qe ferrat me gjemba te kane lenduar, por mos harro per asnje cast, jam zemra jote ketu per te ndihmuar.

Syte tu per gjdo nate ne enderr me dalin, sikur dashurine tende duan te ma falin, nese heshtim te dy bashke dhe heshtja ka dy sy jane syte e mi qe te duan ty.

Autore: Desara

Ëndërr reale

August 17, 2009 by admin  
Filed under Letra Dashurie

Ëndërrova diellin të strukur në gjiun tim, ëndërrova aq fuqishëm sa rrezet e tijë më ngrohën tërë truopin, çdo qelizë e pasuruan me nergji të re, energji që gjer më tani nuk e njihja, energjinë e dashurisë! Nuk ishte diell i zakonshëm ai, ishte dielli që tek unë solli rrezet e tua, ngrohtësinë tënde dhe dashurinë e pafund të ruajtur për mua!
Një drithërimë në rritje më përshkoi tërë trupin dhe dalëngadal u shëndrrua në tërmet që çdo ind timin e bëri të kërcej me vallen e dashurisë.
Pastaj po ky diell u shëndrrua në një ylber shumëngjyrësh, në ylberin e premtimit të dhënë për dashuri, ylberin e shpresës, ylberin e dëshirës për jetë. Po ky ylber të cilin në ëndërr e kalova, nuk më ndërroi gjininë (sikur thuhet në përralla) por më fali krahët, një palë krah të lehtë që të fluturoj drejt teje, drejt përqafimit tënd, drejt lumturis së pafund, drejt realizimit të premtimit.
Dhe sa qudi, ishte kjo një ëndërr që më nxorri gjumin dhe kur ngadal hapa sytë, isha me ty, në përqafimin tënd, i zhytur në lumturin e pafund njerëzore, kurse ti kokën mbaje mbështetur në krahërorin tim dhe lehtë shumë lehtë pëshpërisje ca fjalë falënderimi për perëndinë. Nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte, por një e dija se isha njeriu më i lumtur në botë… mbase në koloritin e ëndrrës ëndrrimtare…

Autore: Lui

.Ti do të jesh gjithmonë i vetmi në botë për mua…e unë do te mendoj Perjete ne Ty.

August 17, 2009 by admin  
Filed under Letra Dashurie

Edhe sonte te kerkova por askun nuk te gjeta.Nuk e di ku je fshehur.Nuk e dij pse te ndij jo nuk e di këtë.Edhe ne ëndërr vrapoj pas teje me duar te hapura por kot.Nuk e di se a mendon ndonjeher edhe per mua ashtu sikur mendoj unë në ty.Nuk e di a te ka falur ndonjeher dikush dashurin qe te kam falur unë.

E di që tani ke tjetrën afër…a thua a ndjen edhe ajo te njejtën dashuri…të betohem se jo.Do te doja te mos mendoja ne ty…por sa here qe mendoj keshtu….para syve te mi me dalin syt e tu..buzet e tua…fjalet e tuaa…Ti do të jesh gjithmonë i vetmi në botë për mua…e unë do te mendoj Perjete ne Ty.

Autore: Desara

Të pres me mall…do te ruaj ne Zemren time si te mshehur..

August 17, 2009 by admin  
Filed under Letra Dashurie

Te dashurit tim

Arsyeja që unë jetoj je ti. Arsyeja që unë vuaj je ti. “Kujdes në dashuri”..këtë fjalë shpesh e thoje ti. Nuk jam në gjendje që të përulem e as të shkruaj për dashurinë time të madhe por vuajtja… dhe vuajtja u bë forcë fizike, e jo kurrë forcë shpirtërore. Ti je ende shpresa e jetës time.. e më shumë se qdo gjë tjetër të dëshiroj në këtë botë. Kujtimet e mira tani më mundojnë… e më mundojnë pa ty.

Sa do te isha e lumtur sikur te perqafoja gjithehere…te te them Te Dua…ta dhurova dashurine…do te beja gjdo gje qe te bej te lumtur….Ti je kujtesa e veqantë e jetës dhe zemrës time dhe shpresoj e do të luftoj… që të jesh gjithmonë.

Në fillim, atëherë kur fillova të njoh aftësit e tua.. kërkoja forcë që të them se te dashuroj me shpirtë por kisha frike mos te humbja te terin..mora guxim ne fund dhe ehhh….mu duk se isha me e lumtura ne botë….Por më në fund duhet të pajtohem me realitetin….qe s`mund te behesh i imi….edhe pse te kam afer me zemer e me trup largeee….

Të pres me mall…do te ruaj ne Zemren time si te mshehur..

Autore: Desara

në e vetmuar, në ketë park të mbushur me gjethe të verdha pa jetë dhe një oqean gri… të mendoj!!

August 17, 2009 by admin  
Filed under Letra Dashurie

Unë e vetmuar, në ketë park të mbushur me gjethe të verdha pa jetë dhe një oqean gri… të mendoj!!
Era lehtë fryn dhe unë me të rend.. vrapoj… dua që era tek ty të më çoj…
Të dy jemi prapë, qeshim dhe duart fort i shtrëngojmë, vrapojmë, zogjtë ndjekim, ylberin ta kapim, perëndimin e diellit me dhimbje ta shikojmë…

Sytë e tu shikoj… Plot dritë dhe jetë, buzëqeshja jote si një trëndafil, zëri i yt më i embël se një note muzikë, dhe zemra jote e mbushur më dashuri! Vetëm unë e ti… Pafundësi!

Papritmas një shi i lehtë fillon dhe mua (e humbur në atë botë mendimesh) më zgjon…ohhhhh, ky shi nga ty më largoi.… një lot më bie. Qesh me vete. Eci në atë park dhe e ndjej që ti je me mua, shpirti i yt me shpirtin tim jeton… Larg por… mendojmë… Vision, ëndërra dhe shpresa, puthje pambarim.

Autore: Desara

« Previous PageNext Page »

Copy Protected by Chetan's WP-CopyProtect.