Do të të dua gjithnjë

August 17, 2009 by admin  
Filed under Letra Dashurie

Do të të dua gjithnjë

Po e nisi këtë letër me fjalët: Të desha, të dua dhe do të dua përgjithmonë.Ah sa vështirë qenka që nën dirigjimin e vuajtjes së tmerrshme dhe nën tingujt e melodisë nga thellësia e plagëve shpirtërore ta nxjerrësh ndonjë shkronjë dhe ta shkruash fjalën — dashuri.

Dashuri ky vullkan i vuajtjeve shpirtërore.
I, dashurI im. Tani jemi të ndarë. Këtë nuk mund ta mohoj, por një gjë të tillë ende nuk e besojnë sytë e mi të kaltërt, të cilët edhe pse të përlotur dhe të lodhur nga nostalgia e mungesës sate ende edhe na mbetën përgjysmë përpilimet e planeve të reja për një ardhmëri të lumtur. Por jo. Këtë nuk e besoj. Kush e di, ndoshta edhe do të ndodhë. Dhe, nëse ndodhë, atëherë do të isha njeriu më i lumtur në botë. I dashur po i shkruaj këto vargje të shkurtra jo për të thënë se sa të kam dashur, sepse këtë e di edhe vet, apo për të ndërruar mendjen tënde, por vetëm desha të them se unë e dashura yte e dikurshëme, edhe pas gjithë asaj që më bëre ende jam gjallë dhe jetoi e vetmuar në një skaj të kësaj bote të çuditshme.

Ende unë e gjora, të dua, më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Ti e di se unë gjithmonë t’i pranova këshillat e tua, ndërsa ti kurr nuk pranove këshillat e mia dhe pikërisht për këtë shkak në mes heshtjes sime dhe dyshimit tënd u formua hendeku i urrejtjes në të cilën pastaj u futen plumbat e gjelozisë që na vranë dashurinë.

Të lutem, si nuk pate mëshirë për lumin e madh të lotëve të mi, s’pate mëshirë as për lutjet e shumta që t’i bëra? Si e shkele premtimin që ma pate dhënë se vetëm vdekja do të na ndajë?! I dashur, të them edhe një herë — unë vuaj për ty!

Ende më përkundë hija e dorës sate në djepin e ëndrrave. Ende jetoi në shkëlqimin e syve të tu, të cilët nga një fotografi e varur në mur pa ndërprerë vështronë rënkimin e dhimbjeve të mija. Ku je, i dashur, në këtë moment, kur unë vuaj për ty? Ndoshta jeton i lumtur me dikend tjetër dhe nëse është ashtu atëherë të uroi fat, sepse unë nuk jam shpirtlig sikur je ti.

Autore: Desara

LAMTUMIR DASHURIJA IME DO TE PRES ME MALL por nese nuk vjen sdo t’me gjesh as ne varr…..

August 17, 2009 by admin  
Filed under Letra Dashurie

Nuk mund te besoj qe ti me ke tradhtu dua fjalen lamtumir te ma thuash vetem ti dua qe goja jote te ma thot te verteten se dashurija jone nuk ishe nje lloj e fatit.

Me then qe fatin e kishe ne duar fejesa te priti por ti e refuzove vetem per mua dhe tash me thon qe ke ikur ke shkuar qe shume..je dashuruar me nje tjeter ato fjal te embla e te buta nga goja jote… ja thua tjetres nuk mund te besoj qe me harrove… nuk mund te besoj qe me tradhtove…. nuk mund te jetoj me kete ndjenje qe kam sepse prap ne ty besoj prap ty te dua dhe te dua gjdo dite e me shume.

Por me ne fund e shoh qe ti ke ikur me ke harruar dashurija ime ka vdekur zemra ime eshte lenduar dhe vetem per ty do te shkruaj sepse vetem ty Te Dua.

LAMTUMIR DASHURIJA IME DO TE PRES ME MALL por nese nuk vjen sdo t’me gjesh as ne varr…..

Autore: Desara

Vendosa sonte te te shkruaj kete leter i dashuri im

August 17, 2009 by admin  
Filed under Letra Dashurie

Vendosa sonte te te shkruaj kete leter i dashuri im.Leter malli,leter vajtimi,leter dashurie?As vete nuk e di se si do te jete pet ty,por meqenese largesija jote me mungon,bisedat me ty me mungojne… hija jote me vjen gjithmone pas..fjalet e tua nuk me dalin prej mendjes as ne ender nuk me le te qete..duhet te kuptosh se kam gabuar.

Tani jam penduar per lutjet e tua per propozimet qe m`i beje e une
refuzoja nuk te lija as te flisje.Nuk te lija as te me afrohesh.Por tani jam penduar per te gjitha.Te lutem edhe njehere te me kthehesh..

Nese kjo leter arrin ne duart e tua ,te lutem lexoje me vemendje…do ti kuptosh te gjitha fshehtesit e mija

Autore: Desara

Mbylli syt e pergjumur dhe te paraftyroj,

August 17, 2009 by admin  
Filed under Letra Dashurie

Mbylli syt e pergjumur dhe te paraftyroj,te shoh si gjithmone,me sy te shkruar e me zemer te paster,lotet me pikojne ne buze.
A thua egziston ndonje vend ne bote ku zemra vrapon drejt zemres pa interes,sic ishte rasti im ?!!!!

Qeshi me vete…..nuk pajtohem me askend se s’kam te drejt te te dashuroj!Nuk besoj se do jem prap me ty,megjithate nuk mund ti ve kapak zemres sa here qe ti therret emrin tim.

Neteve te gjata sa here qe mbylli syt para me dalin ditet e shkruara,kurre nuk mund ti harroj shikimet e tua ledhatuese qe me therrnin zemren,qe me shponin shpirtin,me sjelljet e tua shpejt u bere pjese e jetes sime,u beme te afert njeri me tjetrin dhe megjithate shume fjale mbeten pa u thene… ……mbrem te perqafova fort ne enderr,e dija se se shpejti do te perfundoje kjo ndjenje,tash nga dita ne dite kuptoj se sa rendesishem je per mua,mirpo nese te pelqen mos mu lajmero,qe te dy fundin e kemi ditur qe ne fillim!
Autore: Desara

Dua të jem engjulli yt

August 17, 2009 by admin  
Filed under Letra Dashurie

Nuk e di ç`më shtyri të të shkruaj në këtë natë të gjatë. Nuk jam poete,por më beso se këto fjalë nuk dalin nga koka ime,por nga zemra.Dalin nga thellësia e zemrës,aty ku je vendosur edhe ti.Po të shkruaj,se më mungon sonte ashtu sikur i mungojnë detit valët,si qiellit yjet,si syrit loti…..

Më beso se të dua shumë.Më beso se ti dhe vetem ti sundon në zemrën time.Ti je ai për të cilën kam pritur gjatë,pa ty jamë gjysmë.Do të jap gjithëçka dhe do të heq dorë nga gjithëçka për ty,nga vetja ime dhe nga gjithëçka që zotëroj. Do të jetoj vetem për ty.Do të pres,pa marr parasysh sa.Gjithëmonë do të tregohem e duruar ndaj teje.Kurrë nuk do të detyroj për ndonjë gjë,as edhe me fjalë.

Dua të te udhezoj ty,te te mbrojë dhe të ruaj nga çdo e keqe.Dua të ndajë me ty mendimet e mia,zemrën,trupin dhe gjithëçka që kam.Jam e gatshme të të ndegjoj gjithëçka që ke për të thënë.Nuk dua që të ndermarr ,as edhe të vdes pa bekimin tënd…..
Autore: Desara

Lerem te qaj..Kur mendoj per ty Dhe edhe shpirti leshon….

August 17, 2009 by admin  
Filed under Letra Dashurie

Lerem te qaj..Kur mendoj per ty Dhe edhe shpirti leshon..!
Mendoj per gjene me te bukur ne jete.. Mendoj per dashurine tone.
Kur mendoj per ata sy te bukur..dhe buzet qe dridhen pa fjale
Mendoj per floket mbi gjoksin tend..dhe zemrat qe rrahin pandal.
Kur me ty bisedoj dhe heshti..dhe dridhem kur me flet ngadal ..
Mendoj se brenda teje ka dicka..Qe ti ma thua me zemer, jo me fjale.
Dicka qe me ben te ndihem si engjell …Dhe hap krahet drejt teje te fluturoj.
Ti me shtrengon aq fort prane vetes..Dhe une ngadal peshperis te Dashuroj…
Nese nuk te thash se per mua je ti ai qe me fal buzeqeshje ai qe me fal ngrohtesi…
Nese s’ta shpreha dot sa shume te dashuroj fajin e kish natyra qe si dha zemres goje…

Autore: Desara

« Previous Page

Copy Protected by Chetan's WP-CopyProtect.