Poezi nga krahinat…

September 12, 2009 by admin  
Filed under Poezi nga Vizitoret

Vlore
Kemi brigjet plot me skafe
turist’ plot nga gjithe bota
det si yni s’ka Evropa
lum si ne qe na ka Vlora.

Mirdite
Kena pula qe hane gur
kena shkrepa me ba mur
kena pisha me ba drite
lum per na qe rrim’ n’Mirdite.

Sarande
Kemi Jonin per tu lare
prane Greqise per pazar
shtepi bosh e me verande
lum si ne per k’te Sarande.

Shkodra
Kena Bunen e Liqenin
kem’ Rozafen dhe humorin
kem’ gjakmarrjet e shoqnine
s’ka si Shkodra per Shqipnine.

Korca
Kemi fjalet, pastertine
nikoqire e besimtare
arsimdashes e shtegtare
Korca jone nuk ke te share.

Tirana
Kemi Dajtin edhe Lanen
Parlament , aeroportin
njerez plot ,pluhur e zhurme
o Tiron te duam shume.

Durresi
Kemi portin me te madh
kemi plazhe te pamate
korridorin tete, si dhe autostrade
Durrsi i refugjatve e Teutes me varke.

Gjirokastra
Kemi keshtjellen, shtepite muze
ish- udheheqsin, te madhin Kadare
konsullaten, tregtare me shumice
Gjirokaster guri, kursen pa teprice.

Fieri
Kemi fushat myzeqare
kemi Benz-a kemi pare
bejm’ kanabis e duhan
Fieri yne qe je me nam.

Dashuri

August 3, 2009 by admin  
Filed under Poezi nga Vizitoret

Nuk dua të përmbahem përsëri
të dorëzohem dua
Nuk dua të fshihem në hije
në diell të shfaqësohem dua
Nuk dua të errësoj vështrimin
rrudha buzëqeshjesh dua
Nuk dua netëve të frikësohem
përqafimesh dua ngrohtësinë
Nuk dua të ëndërroj se si
të jetoj dua me ty dashuri.

Idila, 23 Mars 2009

Dashuria do të na gjej

August 3, 2009 by admin  
Filed under Poezi nga Vizitoret

E di, do të vishë t’më gjesh
Ti, gjysma ime
atëherë kur më asgjë nuk do të pres
kur taksat kësaj bote
do t’i kem paguar
kur një me retë të jem bërë

Ti dhe djell dhe frymë
do më njohësh
pika e fundit e botës
në sytë e tu do jem
dhe do të mbetemi kështu

Të gatshëm vite
për këtë bashkim
dashuria do të na gjej.

Idila, 2009

Hijet

August 3, 2009 by admin  
Filed under Poezi nga Vizitoret

Ëndrrat më lëndojnë
e mjerë nata që nuk jam pranë teje
hënë e mallëngjyer vështrimi yt më bren
shpupurisje në zemër i yti vegim
prekja jote rrëqethje në palcën e shpirtit tim

Puthja jote freski në buzët e shkrumbuara
e ëmbël shija nga trupi i djersitur
lutjet u bënë plagë të fshehura
prekmë, puthmë, ledhatomë, përqafomë
trillet më pushtojnë
prej hijeve të dehura.

Idila, 16 Mars 2009

Guxuam

August 3, 2009 by admin  
Filed under Poezi nga Vizitoret

U përkulëm të dy
mbi të njëjtin pasion
sikur kohën donim të ndalojmë
dhe prisnim kur do të ndërrojë drejtim

Në buzët e mia ndjeva të rrëshqasë
një ëndërr okside
rrugëdalje kërkonte për tu realizuar
në të papriturat e dashurisë, idile

Guxuam të prekim të përkryerën
nga një anë që nuk ishte qëllim
një lidhje me parandjenjë vetëm
të dashurisë kënduam elegjinë.

Idila, 2009

Për këtë të dua

August 3, 2009 by admin  
Filed under Poezi nga Vizitoret

Sepse logjika mbaron atje ku fillon Ti
Me një prekje tënden të gjitha rrënohen
nga fillimi ndërtohen përsëri
orbitat dhe yjet vallëzojnë brenda meje deri në agim
për këtë të dua

Sepse hap plagë të reja në trupin tim
bëhem dhe sarkë dhe gjak dhe bëhesh ti shpirti im
netët e pagdhira ikin larg përtej jetës, në shtegtim
për këtë të dua

Dhe se ekzistojnë kaq mija “sepse” të t’rrëfej
vetëm në duart e tua ndjehem vetvetja unë
në çdo skutë të mendjes të kërkoj, Ty do të t’ gjej
për këtë të dua

Sepse mbush cicërima dhe ngjyra ndjenjat e mia
dhe një i verbër ndez një dritë
të shohë thellë ndërgjegjen në mua
dhe nuk më mbetet asnjë pikë turp
të pështyj mbi të me gjithë forcën time
për këtë të dua

Sepse më shpërndan dhe më mbledh
në rrjetat e peshkatarëve në muzgje
në notat e kitarës, më të dalldisurat dhe më të butat
se gëzimet e mia dalin në trotuare të zhveshura
për këtë të dua.

Autore: Idilia 2009

Meditim

August 3, 2009 by admin  
Filed under Poezi nga Vizitoret

Siç me ndodh shpesh këto kohët e fundit
edhe sonte mendimi im arratiset në pasionin e të panjohurës
me mijëra mendime që shkojnë e vijnë
si të babëzitura t`i zënë vendin njëra-tjetrën
në labirintin e një ikone të krijuar nga përfytyrimi im
humbet çdo logjikë

Në detin e pafund të ndjenjave pa tinguj
mundohem të kompozoj melodinë më të bukur…Ty
ç’liroj trupin nga leckat e zhytem
në magjinë e shpirtit tënd

E pamundur, udhëtimi mëkatar e ndalon hovin
frika e eksplorimit të së panjohurës me ngurron
mendimet vazhdojnë të njëjtën luftë të akullt
ikin-vijnë dhe unë sikur dua të dal triumfuese
filloj nga e para

Humbëm përsëri në shkronjat e një shpirti të padukshëm
mundohem të zbërthej kodin e misterit tënd.
si diamante kërkoj pjesë të fshehura këtu-atje
dhe mundohem të plotësoj një mozaik
për të cilin nuk kam as më të voglën ide

Penelat e mendimeve të mia zhys në ngjyrat e të miave ndjenja
dhe në të bardhën fletë të jetës sime
mundohem të krijoj portretin tënd

Dora rrëshqet e lirë dhe mozaiku
fillon të marr kuptim.
dëshira e pa përshkruar të jep pamjen e një engjëlli
Po… Po në fletën e bardhë të jetës time
krijova Ty

Më në fund mendimet gjetën radhën e tyre
frika, kodet, misteret u zhduken në madhështinë tënde
forca e shpirtit më jep krahë dhe nis fluturimin në qiell…
kërkoj tinguj në hapësirën e pafund
dua të të jap jetë
shiut të imët i rrëmbej tingujt dhe krijoj zërin tënd

Ndryshe nga netët e tjera
në këtë natë
në fletën e bardhë të jetës time
një shpirti të padukshëm i bëra portret
i dhashë mish, eshtra i dhashë dhe zë
e ushqeva me timen dashuri, e rris
tani s`më ngelet tjetër veçse të të adhuroj
Engjëlli im.

Idila, 2009

Maskat

August 3, 2009 by admin  
Filed under Poezi nga Vizitoret

Buzëqeshje të rreme
vështrime të ngrira
të fshehura në gënjeshtra
maskat qeshin
flasin , qajnë
më tej nga këto
tmerrin shpërndajnë

Më është neveritur
e botës padituri
e di që jetoj
në një padrejtësi

Ngreh sytë në të ardhmen
fundin shikoj
të gjithë që më deshtën
pa mëshirë më shkallmojnë

Bien maskat, tani kuptoj
tanimë shoh
askujt nuk i mungoj

Mjaft me gënjeshtra
u shkruajtën temat
mos u lodhni
nuk është nevojë
brënda në ferr
parajsën do kërkojë

Atje ku përbindëshat
kanë eklipsuar
dhe dashuria e rremë
do më mungojë
atje ku djelli nuk rrezaton
atje ku nata
gjithkund mbretëron
atje është vendi im
në flakën e errësirës
atje ku sigurisht
asnjë nuk do t’më gjej

Mbart timen dashuri
gabimet e të mirat
për ata që lëndoj
më falni
maskat tuaja
thjesht, injoroj.

Idila, 11 Mars 2009

Përtej syve tu

August 3, 2009 by admin  
Filed under Poezi nga Vizitoret

Të tronditur, herë të qetë
të përmbajtur dhe plot vaj
të shkallmuar, herë plot jetë
të plagueshëm si thembra e Akilit
i kam njohur këta sy

Tash liqene janë bërë
ku idilat pushojnë
në mbretërinë e muzgut
dhe tronditja merr fund
nga dashuria e pafat
dhe afshi i zjarrtë
i dashurisë plot fat

Horizont i pa skaj
që përfundim nuk ka
përshkrim e pathënë
fjalë që për gjuhë nuk di
fund i pafund janë këta sy

Në këta sy e pashë diellin
yjet, hënën, qiellin
kaltërsitë e oqeaneve
dhe shpirtin e kam endur
nëpër zjarret e vullkaneve
për ta ndriçuar gjithësinë
edhe kur nata shtrihej
përtej syve tu

Për hir të këtyre syve
a kam të drejtë të mendoj në ty
të nënshkruhem mu në bebëza
mbase atëherë do të më vëresh
kudo që ta kthesh shikimin
anës së liqenit, bregut të lumit
në rrugicat e pandriçuara…
dhe në trotuarin e përhimë
ku shkelin këmbët tua!

Nositi, 2008

Dua

August 3, 2009 by admin  
Filed under Poezi nga Vizitoret

Dua një yll
një libër një përkushtim
të panjohura të ëndrrave vënde
djellin,ngrohtësinë

Dua jetën dhe shpresën
detin, qiellin
erën, rrezen

Dua ato që do të vijnë
vëndet e reja që njoha
dhe ata që si të habitur dëgjojnë
dua të gjithë njerëzinë.

Idila, 14 Mars 2009

Next Page »

Copy Protected by Chetan's WP-CopyProtect.