Dashuri
Nuk dua të përmbahem përsëri të dorëzohem dua Nuk dua të fshihem në hije në diell të shfaqësohem dua Nuk dua të errësoj vështrimin rrudha buzëqeshjesh dua Nuk dua netëve të frikësohem përqafimesh dua ngrohtësinë Nuk dua të ëndërroj se si të jetoj dua me ty dashuri. Idila, 23 Mars 2009
Dashuria do të na gjej
E di, do të vishë t’më gjesh Ti, gjysma ime atëherë kur më asgjë nuk do të pres kur taksat kësaj bote do t’i kem paguar kur një me retë të jem bërë Ti dhe djell dhe frymë do më njohësh pika e fundit e botës në sytë e tu do jem dhe do të [...]
Hijet
Ëndrrat më lëndojnë e mjerë nata që nuk jam pranë teje hënë e mallëngjyer vështrimi yt më bren shpupurisje në zemër i yti vegim prekja jote rrëqethje në palcën e shpirtit tim Puthja jote freski në buzët e shkrumbuara e ëmbël shija nga trupi i djersitur lutjet u bënë plagë të fshehura prekmë, puthmë, ledhatomë, [...]
Guxuam
U përkulëm të dy mbi të njëjtin pasion sikur kohën donim të ndalojmë dhe prisnim kur do të ndërrojë drejtim Në buzët e mia ndjeva të rrëshqasë një ëndërr okside rrugëdalje kërkonte për tu realizuar në të papriturat e dashurisë, idile Guxuam të prekim të përkryerën nga një anë që nuk ishte qëllim një lidhje [...]
Për këtë të dua
Sepse logjika mbaron atje ku fillon Ti Me një prekje tënden të gjitha rrënohen nga fillimi ndërtohen përsëri orbitat dhe yjet vallëzojnë brenda meje deri në agim për këtë të dua Sepse hap plagë të reja në trupin tim bëhem dhe sarkë dhe gjak dhe bëhesh ti shpirti im netët e pagdhira ikin larg përtej [...]
Meditim
Siç me ndodh shpesh këto kohët e fundit edhe sonte mendimi im arratiset në pasionin e të panjohurës me mijëra mendime që shkojnë e vijnë si të babëzitura t`i zënë vendin njëra-tjetrën në labirintin e një ikone të krijuar nga përfytyrimi im humbet çdo logjikë Në detin e pafund të ndjenjave pa tinguj mundohem të [...]
Maskat
Buzëqeshje të rreme vështrime të ngrira të fshehura në gënjeshtra maskat qeshin flasin , qajnë më tej nga këto tmerrin shpërndajnë Më është neveritur e botës padituri e di që jetoj në një padrejtësi Ngreh sytë në të ardhmen fundin shikoj të gjithë që më deshtën pa mëshirë më shkallmojnë Bien maskat, tani kuptoj tanimë [...]
Përtej syve tu
Të tronditur, herë të qetë të përmbajtur dhe plot vaj të shkallmuar, herë plot jetë të plagueshëm si thembra e Akilit i kam njohur këta sy Tash liqene janë bërë ku idilat pushojnë në mbretërinë e muzgut dhe tronditja merr fund nga dashuria e pafat dhe afshi i zjarrtë i dashurisë plot fat Horizont i [...]
Dua
Dua një yll një libër një përkushtim të panjohura të ëndrrave vënde djellin,ngrohtësinë Dua jetën dhe shpresën detin, qiellin erën, rrezen Dua ato që do të vijnë vëndet e reja që njoha dhe ata që si të habitur dëgjojnë dua të gjithë njerëzinë. Idila, 14 Mars 2009
Rrëmbeni ditën
Rrëmbeni ditën rrethi i humbur i poetëve të vdekurit dhe të gjallët fituan dhe humbën Rrëmbeni ditën brënda në një shpellë skëterr me dritë të paktë që vjedh nga hëna me pluhurin nga gurët me librat dhe ikonat pas dore të lëna Rrëmbeni ditën me fjalë të pathyeshme me qëndrim si ahu me zë kryengritës [...]
Recent Comments