Pritje
August 3, 2009 by admin
Filed under Poezi nga Vizitoret
Akrobaton kujtesa
fije e hollë durimi
shuhet momenti
e zhveshur mbetem
në mes të natës, e vogël
Dritën e hënës vështroj
argjend që luan fshehurazi
një skutë në re kërkon
Lodhem
Pritje në një stacion
pa qëllim
pa destinacion
trenat më përkalojnë
Male të larta pritjet
shpirti pamundësohet të shoh
mëndja humbet në gjumë
për ty ëndërroj
Zgjohet bota
të shpresës bijë
strehojnë dashurinë
fara të arta
pamje ëngjëllore
lulet çelin
aromë në përqafim dashuria
Çlodhem
Është momenti cikërrimë e vogël
pluhur në shkretëtirë
zë i humbur
ofshama të thata
për një shi dashurie trupi lyp
dorën shtrij në agim
kam nevojë për ty
mos më lër vetëm shpirti im.
Idila, 2009
Vrapo!!!
August 3, 2009 by admin
Filed under Poezi nga Vizitoret
Qëndron i vetmuar në një qoshe të dhomës tënde
duke paraqitur fitimtarin në një lojë që nuk luajte
sy të mbushura shi të kuq
pejsazh i qullur balli yt
serfon si manjak mbytjen tënde
dërgon zile të papërgjigjura vetvetes
nuk më vjen keq për ty, Të dua
Të dua andaj të them vrapo
dy hapa larg strategjisë tënde bën festë jeta
Arrin nuk arrin!
Vrapo!!!
Idila, 4 Mars 2009
Ëndrra ime
August 3, 2009 by admin
Filed under Poezi nga Vizitoret
Sonte do udhëtoj
të kacavirrem në urën e shpirtave tanë
do udhëtoj përtej horizonteve
të së përditshmes
të bukurave
të sigurtave
do udhëtoj me sy të shkallmuar
gati për vetëtima
furtuna
detëra të tërbuar
Ti fli
unë do ëdërroj për Ty.
Idila, 2009
Lërmë të bëj gabim
August 3, 2009 by admin
Filed under Poezi nga Vizitoret
Lërmë të bëj gabim
mos më thuaj është turp
lërmë të gjej vet
fillimin dhe një fund
Lërmë të ndjej vet
kuptimin e fjalëve që thua
nëse kundërshtim më sjell
ta dish s’do mund të t’dua
Mos më thuaj në çdo çast
do bëhet më mirë
thuam si kalon nata n`vetmi
në një dhomë të errët
pa tënden prani
Lërmë të bëj gabim
mos mu paraqit si zot
nuk më pëlqejnë shpëtimtarët
s’ma bën qejfi të shpëtoj
Dhe nëse do të zhgënjehem
do të jetë faji im
mëkatare le t’më quajnë
mëkatare për dashurinë.
Idila, 2009
Të pres
August 3, 2009 by admin
Filed under Poezi nga Vizitoret
Janë disa netë si kjo
fjalët e tua në mëndje m`trokasin
vrapojnë n`labirinth pa fund
disa netë t`përhumbura në qetësi
seç ndjej si lumë që vërshon dhimbje, mërzi
Janë netë të çuditshme, pambarim
ndeshem me vetveten
netë pa realizim
ëndrra t`flakura në zjarr
e di, je këtu brenda meje
por kaq larg
Janë disa netë që s`kam ku të mbahem
të mbështetem përpak diku
disa netë që koha ngrin
netë që të ndjej pranë, më buzëqesh
por ti nuk je këtu
Eja sonte si shi të freskosh
ëndrrat e mia
falmë një lot të ndjej tënden dashuri
do të pres shpirti im
deri atje, në pafundësi.
Idila, 25 shkurt 2009
S`të vjen keq?!
August 3, 2009 by admin
Filed under Poezi nga Vizitoret
Të marrtë djalli të marrtë
nuk të vjen keq që digjem e shuhem
të kam orë e orë
për këtë zot kaq shumë nevojë
të ta them aspak nuk druhem
Derdhen nga sytë e mi dete dhe pellgje
dërgomë një letër, një shkronjë
dridhmat e këngës së fundit këto
si tingujt e muzikës funebre
Të marrtë djalli të marrtë
nuk të vjen keq që më bëre të të dua
e tani më lënë të rrudhem nga dhimbja
si mundem pa Ty, më thuaj?!
Nositi. 2009
Jam e jotja
August 3, 2009 by admin
Filed under Poezi nga Vizitoret
Jam e jotja në mëngjeset e tua
i mëndafshtë, përrallor agimi yt
jam e çelur me aromë
nuhatjen tënde të përshkoj
lule të më kesh në dhomë
verë dhe mjaltë
dashuri për Ty
Kandil i vogël në netët e tua
mbi trupin tënd
dashuri do pikoj
puthje të djersitura
trupa të thurur gërshet
shkojmë në udhëtim
zjarr në gjak
pa frena
Jam pranë teje
mbretëreshë për ty
ndriçoj ëndrrat e tua
jam e jotja në pambarimësi.
Idila, 21 shkurt 2009
Portret djelli
August 3, 2009 by admin
Filed under Poezi nga Vizitoret
Bukuri ëngjëllorë
koral i çmuar
muzg në bregdet
pikturë në mes të natës
si ledhatim djelli
cicërimë zogu
pëllumb me krahë të mëndafshtë
freski shiu në mure të lashtë
Je këto dhe shumë të tjera
ku të numëroj sa?!
më vështron dhe humbem e mjera
në ngjyrat e ylberit ngjan
Si dëgjoj zërin tënd
rreth meje mbretëron agim
një fjalë e jotja më mjafton
të ëmbëlsohet shpirti im
Nuk di përse të dua
një të vetme kam kuptuar
je djelli për mua
si mund të jetoj pa djellin tim?!
Idila, shkurt 2009
Autore: Idilia 2009
Sonatë
August 3, 2009 by admin
Filed under Poezi nga Vizitoret
Mungesës tënde qetësia i ngjan
si melodia e trishtuar e dimrit
që në pentagramin e botës,
shiun, rrufenë, ngricën shpërndan
Hija e mungesës tënde më mbështjell
ka ngjyrën e oqeaneve në perëndim
ngushëllon melanin e poetëve të dashuruar
shteg në zemrat e mbyllura hap pa mundim
Sonte dëgjoj hënën të më flasë
në mëndje burgos ç’do fjalë të saj
oh zot, këtë zë e njoh!!
me zërin tënd më duket të ngjaj
Janë të shumta netët që hëna më flet
e ke dëgjuar ti vallë?!
hajde de thuam…tregom
shpjegom përse zërin hënës i’a ke falë?!
Autore: Idilia 2009
Vargje ne shi
August 3, 2009 by admin
Filed under Poezi nga Vizitoret
Prape nga lart soditkan boten
rete e bardha pa diell sot
gjysma e botes e buzeqeshur
gjysma tjeter qane me lot
fort shtrenguar keta shpirtera
ah lot e shi e shi e lot
ndonjehere a do takohen
sy me sy ne tjetren bote
eshte e thjeshte por s`kuptohet
jeta qesh e prape s`gezohet
nje refren qe te le pa gjume
shi e lot e lot si lum…
10 maj 2006
mergimtarja

