Me Ty…
August 3, 2009 by admin
Filed under Poezi nga Vizitoret
E veshur me një fustan qiell
me një det ndjenjash e mbytur
humbem këtë natë në përqafim
Duart e tua më shtrëngojnë
ndjej trupat tanë të bëhen një
zjarrin tënd të më pushtojë
Në sytë e tu shkëndija vezullojnë
ndjenjat e mia marrin flakë
në buzët e tua të miat u shkrinë
në rrjedhë t’na marri e lëm’ dashurinë
Lotë lumturie nga sytë më rrëshqasin
ndërsa dëgjoj pëshpërimat e tua
lumenj fjalësh nga goja jote dalin
e bashkë me to dhe fjala të dua
Në qënien time sikur ra tëmet
ndjenjat e mia si kurrë më parë
më ngren në qiej dhe shikoj
si një pikturë botën mbarë
Dashuria jote e zjarrtë dhe e butë
humbem dhe kthehem në flakët e tua
det i pafund bëhem të derdhësh
të gjithë, i dashur, pasionin për mua
Autore: Idilia 2009
Notat e shpirtit tim
August 3, 2009 by admin
Filed under Poezi nga Vizitoret
Kështu më dalin këngët shpirti im
të njeh dhimbja dhe vjen pranë teje
mbështet dorën në flokët e tu
dhe vargje nxjerr thellë prej meje
Notat e shpirtit tim janë që dëgjon
i thur me fjalë sepse të dua
dhe kënga bëhet e ëmbël, melankolike
këngë për ty që kaq shumë po vuaj
Kështu dalin këngët syri im
në pentagram u fsheha dhe unë
në pakicën e botës së madhe
e strukur nga frika se të dua shumë.
Autore: Idilia 2009
Diku
August 3, 2009 by admin
Filed under Poezi nga Vizitoret
Në mes të errësirës
kandil në mjegull
shenjat e mendjes tënde
Diku atje në mes
të “kurrë” dhe “gjithmonë”
të takova
Gjithçka që pikturonin
fjalët e tua thithja
t`më tregonin për ty
ngjyra që shpjegonin kohën
Kristal të kuq
në anë të zemrës tënde
rreth e rrotull det
lagështi e kaltërsisë
dritë në natë me mot të keq
buzëqeshje në melankolinë
e furtunave
hënë në frymëmarrje
U përkul përpara teje
e kuqja e zjarrtë e perëndimit
jetën time pikturove
me ngjyrë kristali të agimit.
Autore: Idilia 2009
Atje
August 3, 2009 by admin
Filed under Poezi nga Vizitoret
Atje ku lulëzon ëndrra
dhe vuajtja nuk gjen vend
është i lirë shpirti
dhe fluturon anekënd
Atje ku digjet drita
dhe dashuria nuk pyet
të kesh mundësi të duash
është e vetmja arsye
Atje atëherë të pres
si perëndimi hënën
si lindja djellin
si fëmija nënën
si natë gushti yjet
si gjelbërimin pyjet
si pranverën lëndinat
si shiun luginat
Atje pra do të pres
deri sa të vish
të dish më s’do të ikësh
pranë meje do të rrish.
Autore: Idilia 2009
Pasion
August 3, 2009 by admin
Filed under Poezi nga Vizitoret
Leri të lira duart e mia
zemrën time të lirë dhe atë
leri gishtërinjtë e mi të vrapojnë
në rrugicat e trupit tënd
të mbledhin aromat e tua dhe tjetër asgjë
Në arkën e zemrës time balsam do t`i ruaj
aromë blini
aromë mokthi
aromë jasemini
aromë deti
aromë qielli
aromë yjesh
aromë jete
si ty në këtë botë tjetër asgjë
Burrë si lis mijëvjeçar
zjarrit tim mos iu frikëso
aromat e tua të thithi vetëm
e në këtë botë tjetër asgjë
Autore: Idilia 2009
Imazh
August 3, 2009 by admin
Filed under Poezi nga Vizitoret
Sa zgjatë një natë ?!
Sa frymëmarrje?!
Koha e braktisur e mbytur në tym
Mungesa vë nën dry sekondat
në kujtesë i burgos
atje ku je dhe ti i mbyllur
Rrëshqet ngadalë
figura krijon në tymin e dendur
imazhi yt me shtang
Zgjas dorën drejt dje
humbëm në enigmën
që nuk munda ta zbërthej
ëndrrat nuk me zënë
dhe mbetëm në udhëtime
që pagëzohen me lagështinë
e të gdhirit në qerpikë
pikojnë të vërteta t`padehura
Jam këtu në natën e pa gdhirë
Je gjithkund…
Por mungon nga prekja ime
Shpirti im.
Autore: Idilia 2009
Aromë e jetës time
August 3, 2009 by admin
Filed under Poezi nga Vizitoret
Në rrokje ritmin akoma ndaj
nëse dëgjon zemrën time
pak të prushta vështrime me mjaftojnë
për një moment të të përulem
një jetë, jeta ime
Vetëm shenja të dashurisë përqafuam
në zemër një zhytje nuk mjafton
të tjerat janë korale që nuk arritëm
ndoshta kjo është qe na lëndon
Ndaj në rrokje të aromave hijet
dëgjoj dhe ato që nuk thua
një puthje jotja më mjafton
të dua dhe ato që mbi ty kaluan.
Autore: Idilia 2009
Eja
August 3, 2009 by admin
Filed under Poezi nga Vizitoret
Eja këtu përqafim ëndërr
dy duar të të përkëdhelin
tani që ke kaq shumë nevojë
detit të mendimeve tua t`i largohesh
Eja dhe natën do ta trullos
të arratisemi në monopatet melodike të yjeve
eja pluhurin nga sytë të ta përzë
dhe ç’farë krahët t`i lidh
eja, unë do të jap thikën të presësh
çdo nyje që të përkul
Mos u tremb,
në pëllëmbën e dorës tënde puthje do të le
çelsa t`i përdoresh në rrugët e pasioneve tua
Eja
edhe nëse fryma ime të thërras
mos u frikëso, frymën tënde nuk grabis
Eja shpirti im
të të jap gjithçka dëshira të lindi
me puthje të të pushtoj
në kaltërsinë e qiellit tënd
dëshmi të le timen dashuri
Eja këtë natë që mendimet për Ty
lëmsh janë bërë në kraharorin tim
e me lenë pa gjumë
Eja
dhe unë në sy dua të të shoh
kur do të të them:
Të gjitha t`tuat shpirti im, e vetëm dhimbja jote mua.
Autore: Idilia 2009
Natën e mirë
July 18, 2009 by admin
Filed under Poezi nga Vizitoret
Dhe nëse lind dikur një tjetër
e unë më s’do ekzistoj
mos u tremb
Do t’më gjesh si yll kur të ecësh netëve të akullta
ndoshta në shikimin e një fëmije që do t’kaloj përpara teje
ndoshta në flakën e një qiriu
që do të mbash kur të kalosh pyje të dendura e të errëta
Se lart në qiell atje ku banojnë yjet,
mblidhen të gjithë poetët
dhe dashnorët thithin në qetësi fletë jeshile
përtypin pluhur të florinjtë
kapërcejnë lumenj
Dhe presin të zvogëlohen orbitat
të arratisen ngadalë në gjumin tënd
të bëhen rënkim në anë të buzëve të tua
të t’zgjojnë e të shohësh nga dritarja
fytyrën time të ndritshme
që krijon për ty orbitë yjesh
të t`buzëqeshi
të t`pëshpëriti ëmbël
Natën e mirë.
Idila, 2009
Merrmë
July 18, 2009 by admin
Filed under Poezi nga Vizitoret
Merrmë sonte merrmë
me dy krah, me dy puthje
në një qilim që fluturon
të shoh botën nga lart
në yje ngushëllomë
Dhe bëhet nata magjike
krah u jep tingujve që udhëtojnë
ëndrra me aromë kanelle dhe frymë blini
nën qerpikë të pushojnë
Zbresin yjet dhe përkulen në përqafim
koha rrëshqet si glinë në trupin tim
ëndrra ime që mu dhurove akoma pa të ëndërruar
Përqafimi im , asgjë nga Ty s’është e tepruar.
Autore: Idila, 5.2.2009

