Me ndjej
Kur fryma përkëdhelë flokët lehtë mos kthe kokën të shohësh kush është është fryma e shpirtit tim, që të jepet Ty Kur të dëgjosh pëshpëritje të ëmbla mos u kthe prapa të mësosh kush është është zëri i zemrës sime, që Ty të thërret Nëse në buzët e tua një shije pluskon mos u mundo [...]
Pa titull
Pa titull Shkruaj e marrë poezi vargje dhe përralla fol për zana mali dhe për zogj ndër zalla Shkruaj e marrë mos ndalo shkrimi për ty është jetë a vdekje shkruaj mos u frikëso…. Shkruaj për ata të njohurit për ata që të lënduan për skuthat e pazot që të vrasin nuk guxuan Shkruaj dhe [...]
Lutje
Zot i plotfuqishëm e dua dhe nuk mundem të bëj ndryshe U përpoqa dhe nuk bëhet të shkul një dashuri të rrënjosur ashtu siç nuk bëhet të mbjellësh me dhunë në zemër një dashuri Zot i plotfuqishëm e dua dhe nuk mundem të bëj ndryshe andaj me jep forcë ta dua ashtu siç askush nuk [...]
Kontrast
Gjithmonë festoj kur vuaj dhe në të bardha vishem kur mbaj zi në logjiken e botës nuk u përshtata, në të djathtë nuk kishte dashuri Shoku me i mirë vetvetja për mua mik i ngushtë u bëra me vetminë por vijnë disa muzgje që nuk duroj. dua të marr malet, të arrij çmendurinë …Dhe pretendoj [...]
Dashuri me rrugëkthim
Kishte orë që qëndronte atje, në anë të shkëmbinjve, i frikësuar mos ta trembte dhe ikte Buzëqeshi në heshtje, ndërkohë mendonte se nuk ishte pikërisht kjo arsyeja që nuk ishte afruar pranë saj Më shumë kishte frikë për vetveten, dyshonte mos ndoshta reagonte përsëri në rrugëkthimin e tij… Ishin mirëkuptuar që do të qëndronin në [...]
Ani çka
T`më ndjesh, t`më prekësh Ti gjithçka ngapak do të bëhesha lumë i kthjellët në shkretëtirë lis gjethor n`ishullin e zhveshur kaltërsi qielli, flakërim dielli pjesë gjithësie, orbitë yjesh urë ylberi ndërmjet brigjeve t`largëta dhe njëfarë dashnori gjithsesi Për Ty do të bëhesha ngapak gjithçka dashuria na dogji shpirtin Ani çka, ani çka…! Nositi, dimër 2009
Për hir të dashurisë
Ndoshta mungesa jote është prani edhe pse nuk je Ti edhe pse çdo mëngjes nuk këput një lule të kaltër nga kopshti Yt për mua edhe pse nuk ecën me ngadalë në mes të mjegullës dhe turmës edhe pse të tjerët nuk do te shohin atë dritë që shkëlqen në dorën tënde, që ndoshta askush [...]
Udhëtojmë…
Udhëtojmë… Një udhëtim në qiell ku zërat e të tjerëve ndalojnë vetëm një engjëll pëshpërit Ninullë i këndon ëndrrave tona dhe unë e ti në gjumë letargjik në ëndrrën tonë Atje ku guxon dashuria t`zhytet thellë në qeliza t`deh zellshëm mendimet t`hipnotizon me pasion trupat e uritur Dhe rrëshqasim duke prekur yjet përlyejmë gishtat me [...]
Shpirti im Ti
Në mitin që lind hëna e plotë udhëtova… një rreze hëne shkallë të ëndrrës e bëra dhe u arratisa në momentet e zjarrta të natës tënde Atje shikimet lëkundeshin në frymën e pasionit atje ku duart e lidhura i kishin zënë vendin kryqëzimit të kohës trupat thikë prisnin në copa vetminë dhe e shpërndanin në [...]
Shpirtrat e humbur
Nuk kam frikë nëtët e akullta, kam ty zjarr e me ngrohë Nuk kam frikë errësirat përbindëshe, kam sytë e tu e mundem të shohë Nuk kam frikë diejt e egërsuar, unë kam brenda hënë të shpëtoj Nuk kam frikë djajtë e harruar, tani kam engjëll të më mbroj Ato zërat e përmbytur kam frikë, [...]
Recent Comments